E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
17 C
Tirana

Model frymëzues/ Të rinjtë e “Fundjavë Ndryshe”, heronjtë e ditëve të vështira

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Veç humbjeve të mëdha, shkatërrimit dhe frikës, tërmeti i 26 nëntorit la pas një solidaritet të madh të shqiptarëve. Nuk kishte rëndësi nëse ishe i madh apo i vogël, nëse ishte person i thjesht apo personazh publikë. Të gjithë u munduan të ndihmonin të prekurit nga ato lëkundje fatale.

Siç vazhdojnë të bëjnë ende një grup i madh të rinjve, të cilët mbushin kamionët dhe shkojnë pranë gjithë atyre familjeve që veç të gjithave kanë humbur dhe shpresën. Janë vullnetarët e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, këto vajza e djem që janë shembulli më i mirë i rinisë sonë.

Jetojnë me ideale, me bindjen se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm të rinjtë. Njëjtë si studentët e viteve ’90, të cilët edhe pse për një qëllim tjetër, sërish treguan se ndryshimi mund të vijë veç nga forca e rinisë. Ndaj, edhe për këtë arsye, Lëvizja Studentore Shqiptare ’90-’91 i dha “Fundjavës Ndryshe”  titullin “ Pishtari I Humanizmit”.

https://www.youtube.com/watch?v=A9IE5R6pHhc&feature=youtu.be

Në takimin e zhvilluar në ambientet e Qendrës së Solidaritetit, fjalën hyrëse e kreu anëtari i kryesisë së ISSH, Gjin Progni. I cili bëri edhe dorëzimin e dekoratës së veçantë.

“Lëvizja Studentore Shqiptare ’90-’91 i jep fondacionit “Fundjavë Ndryshe” vlerësimin ‘Pishtar i Humanizmit’. Si përçuese e vlerave më të larta vullnetare dhe njerëzore.”

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Studentore Shqiptare Ilir Dizdari shprehu vlerësimin e madh për gjithë të rinjtë që janë pjesë e “Fundjavë Ndryshe” dhe për drejtuesin e saj Arbër Hajdarin.

“Kjo dashuri, ky solidaritet i pamë pikërisht këto ditë nga tërmeti që ra në Shqipëri. Dhe këto djem e vajza e kanë treguar se çfarë mund të bëjnë në këto katër vite. Sot “Fundjava Ndryshe” po bën të njëjtën gjë me idealizmin e saj. Duke e ndryshuar mentalitetin e shqiptarëve. Si edhe duke bërë të mundur që të rinjtë shqiptarë të mos largohen nga Shqipëria.

Të kontribuojnë këtu, të punojnë dhe të ndërtojnë atë ëndërr të vjetër të gjithë shqiptarëve. Modeli që ka krijuar “Fundjavë Ndryshe” dhe Arbër Hajdari është një model i cili ne shqiptarët duhet ta ndjekim. Sepse është ai model që fatkeqësisht pas viteve ’90-të i ka munguar shoqërisë shqiptare.”

Drejtuesi i fondacionit, Hajdari foli për rëndësinë e madhe dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që pati solidarizimi kaq i madh i njerëzve për të prekurit e tërmetit.

“Ju jeni pjesë e frymëzimit për punën që ne bëjmë, në fushën e solidaritetit, humanizmit, vullnetarizmit e bamirësisë. Me mijëra të rinj e të reja shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda dhe jashtë vendit. Që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit po udhëheqin kauzën e solidaritetit. Për banorët e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore.

Tërmeti që goditi një pjesë të territorit të Shqipërisë shkaktoi viktima dhe dëme të shumta. Vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe” që në momentet e para u bashkuan dhe iu gjendën pranë mijëra qytetarëve. Dua të falënderoj me mirënjohje të thellë çdo vajzë e djalë që është vullnetarë në shërbim të komunitetit.”

Ndërsa vullnetarët bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të bashkëngjiten në vepra të tilla. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një ndryshim i madh.

“Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, kemi qenë 24 orë pranë familjeve të prekura. Duke çuar baza ushqimore, ndihma të ndryshme.”

“Duke qenë që në këto ditë zie që ne po përjetojmë si të gjithë shqiptarët, mendoj se të qenurit pranë dhe të bashkuar na bën krenar. Sepse së bashku mund të arrijmë dhe të bëjmë gjëra shumë më të mëdha.”

Deri më tani fondacioni ka arritur të mbledhë 2 milion dollarë nëpërmjet llogarisë online dhe të shpërndajë ndihma, si ujë, ushqime të gatuara, rroba, dyshekë, veshmbathje dhe shtretër të cilët janë dërguar në zonat e prekura. Ndihmat në vlerën 1.8 milion dollarë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe shume njerëz të cilët i janë bashkuar thirrjes që ka bërë “Fundjavë Ndryshe”. Hajdari thekson tashmë është e rëndësishme të mobilizohen e të koordinohen me qeverinë sa më shpejt. Sepse fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është gati të niset me procesin e rindërtimit dhe restaurimit.

“Ne kemi arritur që situatën ta menaxhojmë mirë, kemi qenë në terren të fokusuar. Pranë njerëzve, qoftë me shpërndarjen e ndihmave materiale. Por, edhe online me grumbullimin e fondeve. Të cilat do të jenë pjesë e fondit të rindërtimit që “Fundjavë Ndryshe” ka marr përsipër. Për të nisur sa më shpejt me rindërtimin, blerjen e banesave apo rikonstruksionin e shtëpive të gjithë atyre që kanë mbetur të pastrehë. Ne bëjmë aq sa njerëzit kanë dhuruar.

Pra, aktiviteti jonë shtrihet në dorën e njerëzve. Në dorën e atyre 60 mijë njerëzve që deri sot kanë dhuruar. Por, sigurisht në aspektin financiar të dëmit që është bërë, shuma që ka grumbulluar “Fundjavë Ndryshe” është asgjë. Por, nëse ky fond do të shkojë ashtu siç duhet e aty ku ka realisht nevojë, do të ndjehet dhe me rehabilitimin e 500 banesave.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Kurba e Covid-19, ka shënuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 705 persona rezultuan...

Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

Sipas dokumentave të publikuara të martën, Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton shkelje të mundshme penale për korrupsion në këmbim të faljeve presidenciale. Dokumenti i publikuar...

PS kërkon votën e emigrantëve, Balla thirrje që të regjistrohen në e-Albania

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mendon se shqiptarët nuk kanë më asnjë pengesë për të votuar me 25 prill. Komisioni Qendror...

Ngjela: Amerikanët iu kanë gjetur shuma të mëdha parash politikanëve shqiptarë

Vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare do të komunikohet zyrtarisht më 7 dhjetor, por shpresat tashmë janë krejt të vakëta për Shqipërinë, pas komunikimit...

Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes

Nga: Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes 1. “E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje,...