E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Meta: Shqipëria u përball me dy fatkeqësi, po rimëkëmbemi falë shpresës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm në takimin tradicional të Mëngjesit të Lutjeve të organizuar nëpërmjet një video-konference, nën kujdesin e veçantë të Kongresit Amerikan. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA, dhe nga vende të ndryshme të botës.

Organizatorët e këtij takimi, Kongresmeni Robert Aderhold dhe Kongresmeni John Moolinar veçuan në mesazhet e tyre të lutjes jo vetëm bashkëjetesën dhe harmoninë tonë ndërfetare, por edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, duke e quajtur atë si “perla e fshehur e botës”.

Ata u lutën për mikpritjen e popullit shqiptar dhe zhvillimin e vendin tonë, veçanërisht pas periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, bëhet me dije se kongresmeni Joe Wilson nënvizoi rëndësinë e një rajoni të qetë, me harmoni e paqe mes popujve, me një zhvillim të qëndrueshëm. Si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë proces të rëndësishëm. Edhe Guvernatori David Beasley, CEO i Programit Botëror të Ushqimit dhe mik i popullit shqiptar, mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe lutjet e miqve amerikanë dhe atyre të vendeve të tjera të botës, për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin. Kreu i Shtetit nënvizoi se “pavarësisht vështirësive që shkaktoi kjo pandemi, asgjë nuk mund të mposhtë shpresën e besimin. Ndonëse Shqipëria u përball me dy fatkeqësi, tërmetin e nëntorit 2019 dhe COVID-19, ne po rimëkëmbemi falë edhe shpresës, besimit dhe ndjenjës së unitetit kombëtar që populli shqiptar ka në zemrën e tij”.

Lexo edhe :   Kili si mësim dhe kumari me jetën e shqiptarëve
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...