Përmbytjet në Librazhd/ Reagon Balla: Po evakuohen banorët

Si pasojë e reshjeve të shiut, disa zona në Librazhd janë përmbytur.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit bën me dije se po evakuohen banorët në banesat e rrezikuara ndërsa shton se për momentin rruga kombëtare Librazhd-Elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut.

Reagimi i tij i plotë: “Reshje të mëdha shiu në Librazhd. Shtabi i Emergjencës po merr masat dhe zjarrfikësit po garantojnë evakuimin e banorëve në banesat e rrezikuara.

Për momentin rruga kombëtare Librazhd-Elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut”.