Një ditë mjaft me angazhime ka qenë kjo për Metën. Pas mesazhe të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, duket se ai e ka mbajtur fjalën, për të pasur reagime të tjera për mediat për atë që e cilëson si ‘grusht shteti’.
2 marsi akti final për të rrëzuar qeverinë/ Meta jep paralajmërimin e radhës
Kreu i Shtetit Ilir Meta, do të ketë sërish sot një deklaratë për mediat, për të dhënë prova të reja për ata që ai e quan ‘grusht shteti’ nga ana e mazhorancës.
Deklarata nga selia e Presidencës, pritet të jetë rreth orës 13:00.
Sot në një postim në Facebook, Ilir Meta tha se 2 marsi do të jetë paralajmërimi i fundit për Rilindjen. Ndërsa një ditë më parë, ai bëri një thirrje ndaj të gjithë shqiptarëve, që në datën 2 mars, të grumbullohen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të ‘grushtit të shtetit’.