E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Bylykbashi: Mazhoranca kërkon të kapë gjyqësorin

Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Oerd Bylykbashi, pas takimit me mazhorancën tha se propozimet e PD janë themelore dhe nuk do lejojnë që zgjedhjet të zhvillohen pa gjykata të pavarura, ku qytetarët nuk kanë mundësi të ankimojnë. “Mazhoranca nuk e priti mirë propozimin e opozitës për moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor”. Kështu u shpreh Bylykbashi, ku tha se në fund të tryezës politike për Reformën Zgjedhore, ka pasur përplasje dhe reagime të ashpra.

Bylykbashi nënvizoi ndër të tjera se kjo është thelbësore, në mënyrë që shqiptarët të kenë një gjykatë të paanshme, të pavarur dhe funksionale. “Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër në reformën, në përputhje me kalendarin.

Opozita ka propozuar 6 paketa, dhe në ditët në vijim do jetë edhe një tjetër për financimin e partive. Propozimi i sotëm ishte themelor, e drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur.

Raporti i OSBE/ODIHR konstaton se si nën presionin politik nga Vettingu, Gjykata e Posaçme ishte gjysmake, në periudhën zgjedhore, dhe nën presionin e Vettingut, e për rrjedhojë nuk ishte e paanshme dhe e pavarur.

Duke qenë se pa një garanci, procesi zgjedhor nuk mund të jetë kurrë i pavarur, kjo paketë është thelbësore për të arritur kompromisin në Reformën Zgjedhore. Pati reagim shumë të fortë nga mazhoranca, e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat, me të cilat kapin gjyqësorin. Ne këtë nuk do ta lejojmë. Është një proces, që është thelbësisht problematik. Ju keni rastin e Dvoranit, që nuk justifikon 100 milionë lekë dhe askush nuk u kujtua ta ankimonte atë vendim të turpshëm dhe sot kemi këtë situatë”, tha Bylykbashi.

Lexo edhe :   Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Viti i ri akademik nis me tensione, studentët përplasen me policinë në Tiranë

Studentët u rikthyen sot në auditore, por me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të...

Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Nga: Ilir Beqaj Prodhimi i energjisë elektrike në vite Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në...

“U lodha, nuk dua të më shohë mami”, Semi shpërthen në lot para Donaldit

Semi ka patur një moment të tensionuar, pas izolimit brenda një shtëpie të monitoruar me kamera 24 orë. Shkëputja nga jeta e përditshme, duket...

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...