E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Manjani nxjerr Kushtetutën, i jep ‘shuplakën’ e rëndë Metës 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sqaruar se cilat janë 3 rastet sipas Kushtetutës, kur mund të shpërndahet parlamenti. Manjani vë theksin se presidenti nuk ka asnjë mundësi ligjore për ta shpërndarë parlamentin, nisur nga situata ku ndodhemi. Ai shpjegon mjaft qartë se kuvendi mund të shpërndahet vetëm në tre rrethana:

1. Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.
2. Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.
3. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101.

Në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë, nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për presidentin, citon më tej Manjani, në komentin e radhës së shpërndarë në Facebook.

Manjani sqaron më tej se zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira. Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë. Për të, të gjitha këto kanë marrë fund.

Statusi

Në përgjigje të gjithë gazetarëve dhe miqve në FB, megjithëse e kam sqaruar dhe më parë, në pamundësi për ta sqaruar për secilin veç e veç, po e sqaroj edhe njëherë “shpërndarjen e Kuvendit” sipas Kushtetutës.

Kuvendi mund të shpërndahet VETËM në tre rrethana:
1. Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.
2. Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.
3. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit, sipas nenit 101.

Këto janë arsyet e vetme kushtetuese kur shpërndahet Kuvendi.

Proceduralisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.

Lexo edhe :   SHBA po merret me Saliun? Manjani: Rama na ka hedhur trutë e gomarit

Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri.

Më në fund, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin.

Kjo është Kushtetuta e shkruar.
==================
Komenti im:

Çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht e dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

Zbatimi korrekt i kësaj kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë.

Lexo edhe :   SHBA po merret me Saliun? Manjani: Rama na ka hedhur trutë e gomarit

Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund!

Pyetja është si rivendoset rendi Kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti NORMATIV, sipas hierarkisë.

I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme, tipike këto për shoqërinë diktatoriale duhet SHFUQIZUAR dhe duhet ndaluar miratimi i mëtejshëm i tyre.

Kështu fillon. Por ka plot për të bërë….

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas tij, për ti dhënë paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kreu i Shtetit thekson se në 2 mars do të bëhet një Besëlidhje e Re, për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.

2 marsi akti final për të rrëzuar qeverinë/ Meta jep paralajmërimin e radhës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....