E hënë, 13 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Basha viziton grevistët: Do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush

Më të lexuarat

14 punonjësit e nënstacionit elektrik dhe stacionit të pompimit, në Poçem të Mallakastrës, janë futur sot në ditën e tetë të grevës së urisë, ndërsa 10 punonjësit e Uzinës në Ballsh janë futur në ditën e katërt të grevës.

Disa prej tyre i ka vizituar sot kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në një postimin në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ata janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria.

Viktimat e Edi Ramës janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do t’i zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush. #PoTëDëgjoj”, shkruan Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...

Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Nga: Hasan Bello Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan...

Jonida nxjerr foton e embël me Romeon: Dua gjithçka që kam (FOTO)

U bë një kohë e gjatë që përflitet romanca e Jonida Maliqit me Romeo Veshaj. Tashmë ata nuk e fshehin më dashurinë, madje edhe...

Jeta dhe ne – Përsiatje

Nga: Gjin Progni Tri janë hyjnitë e kësaj bote njerëzore: lindja, martesa dhe vdekja. Nëse e përjashton njërën prej tyre, ne dalim jashtë të vërtetës së...