Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Marrëveshja e detit ndan qytetarët: Edi Rama do ta bëjë këtë vend. Boll dhamë territor!

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri

Bisedimet e nisura muaj më parë midis Greqisë dhe Shqipërisë vazhdojnë të jenë pjesërisht të fshehta. Ende nuk janë bërë publike pikat në të cilat dy shtetet kanë rënë dakord. Por, çështja më e rëndësishme mbetet marrëveshja për detin.

Në një deklaratë të fundit, ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati tha: “Po shkojmë në një marrëveshje të drejtë në ndarjen e detit.” Ndërsa kryeministri Edi Rama thumboi opozitën: “Jam 100% i sigurt se kur të finalizohen rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dy krahët do të turpërohet nga opinioni publik.”

Por, një deklaratë e Komisionerit Johannes Hahn ku u shpreh,-“Me të gjitha gjasat do të kemi një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë sepse ajo e cila po diskutohet lidhet me një rindërtim të kufijve”, solli reagime të forta. Edhe pse ato u përligjën nga Hahn, duke thënë se ishte keqkuptua dhe nuk bëhej fjalë për ndryshim kufitar. Edhe pse BE e ka bërë të qartë se nuk do të pranohet asnjë shtet që ka dosje të pazgjidhura.

Ndërkohë që firmosja e marrëveshjes u shty përsëri, qytetarët thonë për Tirana Today se do të jetë mëkat nëse preken përsëri kufijtë e Shqipërisë. Dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos vendos në dëm të kufijve shqiptarë, në të kundërt i duhet të përballen me ligjin.

“Me këmbime në tavolinë mund të bësh çfarë pazaresh të duash për gjërat personale. Por, për çështjet e kombit dhe popullit nuk ke asnjë të drejtë të bësh tregti. Territori është i shenjtë dhe i përhershëm, ndërsa qeveritë ndryshohen. Për më tepër që është shkelje e ligjit.”

“Edhe nëse është një kërkesë e fshehtë nga Bashkimi Evropian, ne nuk duhet ta pranojmë. Kemi lëshuar boll territor, ndryshe i bie t’ia japim të gjithë vendin tonë.

Jemi në një situatë kur politikanët tanë nuk i kanë quajtur interesat kombëtare të shenjta dhe ne jemi këtu ku jemi. Nëse ata qeveritarë firmosin në dëm të Shqipërisë, duhet të merren masa dhe të dënohen menjëherë.”

Të tjerë shprehen se nuk janë në dijeni të procesit, shtuar kjo edhe prej periudhës së gjatë, me të cilën këto marrëveshje janë mbajtur të fshehta. Por, janë edhe ata qytetarë të cilët janë besimplotë dhe kanë besim të qeveria, duke thënë se Shqipëria do të jetë e sigurt, pasi nuk do t’i merret asnjë vijë bregdetare.

“Nuk na luan njeri, neve jemi me Amerikën e na mbron ajo. Po nuk e bëri Edi Rama qeverinë nuk ka për ta bërë njeri në botë. Shqiptarët të mos kenë frikë, sepse nuk kanë për t’iu marrë asgjë.

“Do vendosen pikat mbi i dhe do të marrim atë që meritojmë, pra do të ketë një ndarje të drejtë midis vendit tonë dhe atij fqinj.” TIRANA TODAY

Tags: Bisedimet Shqipëri-GreqibregdetiGreqimarreveshjenegociatatqytetaretshqiperiterritor

TË LIDHURA

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026
Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Next Post

Sherr live me vjehrrën, i riu: Ti del në darkë për punë tek 15-katëshi. Habit e reja

Greqia rrëfen skenarët: Ja ç'do bëjmë me kufijtë e Shqipërisë! Sjellja e shqiptarëve, e rrezikshme

Kukësi i “pret kokën” trajnerit, menaxheri: E turpshme, vendosën lojtarët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

by mirseda
20:14 | 08/06/2026
0

Protestuesit që folën në podium kërkuan qeveri teknike, tranzitore të bërë nga intelektualët e vendit, largimin e...

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com