E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Manastirliu: Avaz i vjetër loja me të vdekurit.Basha: Kujt i jep përgjigje kjo?

Kryedemokrati Basha ka akuzuar qeverinë për mashtrim me pandeminë, ku sipas tij, janë fshehur vdekjet. Basha u shpreh se qeveria ka dështuar me menaxhimin e pandemisë, ndërsa shtoi se janë dhënë shifra të rreme lidhur me vdekjet dhe vaksinimet. Këto deklarata sollën edhe reagimin e Ministres së Shëndetësisë. Manastirliu ka marrë fjalën në Kuvend, për të replikuar me kreun e PD-së.

Basha është çuar fillimisht nga vendi, duke i përsëritur akuzat dhe më pas i është afruar foltores duke i kërkuar kryetares së Parlamentit të zbatojë procedurën. Tejet e revoltuar, Manastirliu tha se opozita e ka kthyer vdekjen në refren, dhe se akuzat e pabaza nuk mund të jenë fakte.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, tha Manastirliu.

Pjesë nga debati:

Lindita Nikolla: I kam dhënë fjalën zonjës Manastirliu

Lulzim Basha: Një sekond ju lutem…

Lindita Nikolla: Ministri ka të drejtë ta marrë fjalën sa herë të dojë, në rastin konkret e merr për replikë

Ogerta Manastirliu: E keni kthyer vdekjen në refren, keni 18 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Nuk e di pse këmbëngulni me kaq kënaqësi në vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte.

Lulzim Basha: Ç’është kjo kështu

Ogerta Manastirliu: Boll ngritët akuza

Lexo edhe :   Belgjika rikthen kufizimet, çfarë pritet të ndodhë nga e premtja

Lulzim Basha: Kujt po i jep përgjigjet kjo? Çfarë përgjigje po i jep opozitës kjo?

Lexo edhe :   OBSH: Kriza e Covid-it ende nuk ka përfunduar!

Ogerta Manastirliu: Mos fërkoni barkun kur ka fatalitete, e kur ka një vaksinë të bërë më pak.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Helmimi në Krujë/ PD: Artur Bushi të dorëhiqet

Helmimi i banorëve të Krujës nga uji i pijshëm, është ngritur si shqetësim gjatë seancës së sotme plenare nga kreu i grupit parlamentar i...

Krujë/ 700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

Ka shkuar në mbi 700 numri i qytetarëve të helmuar në Krujë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa...

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...