Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ku shkuan paratë e pandemisë?, Hajdari: Qeveria të ofrojë një paketë të tretë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në fjalën e marrë në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka vënë para përgjegjësisë qeverinë Rama, se ku i çuan paratë që morën borxh për pandeminë e COVID-19. Me tone të ashpra, Hajdari propozoi që Kuvendi të miratonte një tjetër paketë ndihme për qytetarët në nevojë që gjenden në vështirësi, si dhe për bizneset e vogla.

Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka dhënë ndihmën më të vogël për qytetarët, teksa ka propozuar që qeveria të japë edhe një paketë të tretë. Deputetja shtoi më tej se mbyllja e bizneseve, do të na kushtojë më shumë. Ndaj ka kërkuar që të miratohet një paketë për biznesin e vogël, që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat. Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit.

“Pas kësaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim, qeveria shqiptare do të marrë 15 mln euro.

Një pyetje që më shqetëson mua, është se ku i çojnë paratë që marrin borxh?! Keni marrë që nga fillimi 1.2 mld euro borxh. Ministria e Financave na thotë se deficiti s’ka shkuar as 500 mln euro.

Ndaj ky deficit nuk pritet që të shkojë më shumë se kaq. Pse kemi marrë kaq shumë borxh dhe pse po vazhdojmë të marrim?!

500 mln euro i kemi marrë për krizën ndaj COVID, por qeveria Rama aq 50 mln euro si ka çuar për përballimin e krizës. Edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit.

Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr një shumë parash dhe ofron ndihmën më të vogël qytetarëve. Fatkeqëve që i la pandemia pa punë, iu dha ndihmë qesharake. Këto të tjerat u bënë për të hapur fushatën elektorale.

Pse u morën kaq shumë borxh, kur plani ishte që të përdornim kaq pak për kompensimin e dëmeve apo dhe mbështetjen e shëndetësisë. Meqë këto lekë u morën borxh 1.2 mld euro, pse s’ju dhamë ndihmë atyre njerëzve që vuajnë nga pandemia.

Pse s’ju dha një paketë e tretë për ata njerëz dhe bizneset në nevojë. Pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove. Mbyllja e bizneseve do të na kushtojë shumë e më shumë. Le të miratojmë një paketë për biznesin e vogël që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat.

Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit. Sikur 200 mln euro t’i angazhojmë për t’i dhënë për krizën, do të mjaftonte që të rikuperohej diçka. Nga kjo do të kemi fitime si nga mbajtja e biznesit por dhe konsumit do t’i jepej një hov që është tkurrur. Borxhet i kemi marrë, interesat po i paguajmë. Ndaj t’i përdorimin këto borxhe për diçka të mirë. I kemi marrë gjithmonë dhe një Zot e di se ku kanë shkuar”, tha ajo.

Tags: borxhetpandemiaQeveriaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

MOSSAD, kush është shërbimi i frikshëm sekret i Izraelit (VIDEO)

Vaksinat/ Drejtori ekzekutiv i Pfizer jep lajmin e shumëpritur

Nesër mos harroni çadrën, priten reshje shiu







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com