Nesër mos harroni çadrën, priten reshje shiu

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik, i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar.

Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e nesërme me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar.

Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 4°C

zonat e ulëta 8°C deri në 17°C

zonat bregdetare 9°C deri në 18°C