E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Vaksinat/ Drejtori ekzekutiv i Pfizer jep lajmin e shumëpritur

Një ditë më parë, Britania i dha autorizim emergjent vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga Pfizrer dhe BioNTech. Britania është vendi i parë perëndimor që miraton vaksinën, një lëvizje që shumë e shohin si një objektiv politik të qeverisë së Boris Johnson, që është përballur me kritika në trajtimin e pandemisë. Drejtori ekzekutiv i Pfizer ka konfirmuar se deri në fund të vitit tjetër, do të ketë mjaftueshëm vaksina, por çdo shtet duhet të jetë i kujdesshëm me masat e ndërmarra.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se është i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë doza të vaksinës, sesa do të jetë e nevojshme në luftën kundër pandemisë.

“Jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë vaksina sesa do të kemi nevojë. Po bëjmë gjithçka që të rrisim kapacitetet prodhuese, por problemi qëndron se ato duhet t’i rrisim gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë Bourla.

Ai ka kërkuar nga qeveritë përkatëse, që të mos i lehtësojnë masat mbrojtëse. “Është e rëndësishme që vaksinën ta përdorim si një mjet”, ka thënë ndër të tjera drejtori ekzekutiv, i cili shtoi se pa dyshim se do të jetë më efikase dhe me një efekt afatgjatë.

“Koha kur do t’i kthehemi normalitetit nuk është larg, por sigurisht jemi ende herët”, tha më tej ai.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...