Komiteti i Ekspertëve sugjeron që të vazhdojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Sakaq, është vendosur që qytetarët që janë mbi 60 vjeç, të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 muaj që kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 nëntor.
Për t’u vaksinuar janë ftuar edhe fëmijët mbi 16 vjeç, sipas rekomandimeve të mjekëve pediatër, por edhe ata fëmijë 12-15 vjeç që janë të sëmurë.
“Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit sugjeron që do të vazhdojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës, për ata që nuk e kanë bërë. Njëkohësisht vendos që qytetarët që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët se 6 muaj që kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 nëntor.
Fëmijët mbi 16 vjeç do ftohen për t’u vaksinuar me rekomandimin e mjekut të familjes, ose pediatër duke flluar nga data 1 nëntor. Do ftojmë për vaksinim edhe fëmijët që janë 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje të uljes së imunitetit”, u shpreh kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli.
Sa i përket masave anti-Covid, do të vijojnë të mbeten në fuqi ato që janë. “Komiteti i Ekspertëve mendon se niveli i masave shtrënguese do të mbetet i njëjtë. Ajo që Komiteti tërheq vëmendjen është zbatimi me rigorozitet i tyre”, tha Rakacolli.