Politikë

“Kjo është idiotësi”/ Xhaçka për paralajmërimin e tërmeteve: Autori do dënohet me burg


               Publikuar në : 08:32 - 23/09/19 Enno

Pas alarmit për një tërmet të rremë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një dalje për mediat ku u përgënjeshtroi informacionin.

Xhaçka ftoi njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos krijojnë panik, duke theksuar se tërmetet nuk mund të parashikohen.

Sipas saj, autorët e këtij akti do të gjenden dhe do të dënohen me burg.

“Do gjejmë autorin e këtij akti kriminal, i cili do të dënohet me burg. Tërmetet nuk mund të parashikohen, kjo është idiotësi. Kjo që ka ndodhur sot që ka përhapur panik në njerëz, është një shpikje perverse e një mendjeje të sëmurë. I ftojmë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të mos përhapin panik. Edhe kodi penal në nenin 207 e dënon përhapjen e njoftimeve të rreme, që përhapin pasiguri dhe panik”, tha ministrja Xhaçka.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT