Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kina po përfiton nga një Evropë që s’ka një strategji të përbashkët

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Kina po përfiton nga një Evropë që s’ka një strategji të përbashkët

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Deri para disa kohësh, vizita e një presidentit kinez në Evropë, do të diskutohej kryesisht në termat e marrëveshjeve ekonomike. Këtë herë, me ardhjen e Xi Jinping, çështja është absolutisht politike. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, dhe kjo është një shenje e rolit udhëheqës që ka marrë tashmë Kina në botë, dhe gjithashtu e zgjimit të vonuar dhe të pjesshëm, por gjithsesi ngritjes nga gjumi të Evropës.

Franca ndërmori iniciativën e paparë më herët, duke e ftuar kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, në një takim të përbashkët me president kinez Xi Jinping në Paris në datën 26 mars.

Deri më sot, Kina kishte negociuar ndarazi me vendet evropiane, dhe kjo i ka mundësuar zbatimin e logjikës “përça e sundo”. Momenti i vetëm i përbashkët, ka qenë një takim vjetor midis Kinës dhe BE-së, një ritual pa ambicie të mëdha. Tanimë, Franca dhe Gjermania kanë vendosur të krijojnë një “front” të përbashkët kundër një Kine që shqetëson, por që pa të cilën nuk mund të jetohet.

Paris dhe Berlini, së bashku me Komisionin Evropian, u përpoqën të zgjerojnë pjesëmarrjen në këtë takim, duke përfshirë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, gjatë darkës së Këshillit Evropian ditën e enjte, pavarësisht nga dallimet e dukshme mes tyre.

Përpara se të mbërrijë në Francë, presidenti kinez po viziton Italinë, një vend që ka zgjedhur një strategji tjetër nga ajo e dyshes franko-gjermane. Qeveria italiane, e formuar nga koalicioni midis së djathtës ekstreme dhe populistëve, ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje protokolli me Kinën, mbi rrugët e reja të projektit kinez të Rrugës së Mëndafshit, që përbën në thelb strategjinë kryesore globale të ndikimit nga ana e Pekinit.

Italia është vendi i vetëm i G7-ës, që ka rënë dakord të bëhet pjesë e këtij projekti. Në këmbim, Roma shpreson të marrë investime të mëdha në portin e Triestes, që mund të shndërrohet në një “trampolinë” kineze në Evropë.

Ndërkohë, francezët dhe gjermanët shpresojnë të negociojnë marrëdhënie reciprocitetit me Kinën, brenda një balance më të mirë të pushtetit. Javën e kaluar, Komisioni Evropian, prezantoi 10 propozime konkrete për një strategji të përbashkët përkundrejt ekspansionit të madh të Kinës, e përshkruar si një “rivale sistemike” e Evropës.

Është e qartë se as Franca dhe as Gjermania, nuk kanë dimensionet e nevojshme për të negociuar si të barabarta me Kinën. Natyrisht, niveli i duhur është ai evropian, por në këtë moment Pekini vazhdon të mos e marrë seriozisht BE-në. Kina, e angazhuar në një luftë tregtare dhe në një rivalitet midis superfuqish me Shtetet e Bashkuara, do të kishte shumë interes të kultivonte marrëdhënie të mira me këtë Evropë të braktisur nga Donald Trumpi.

Por, do të jetë e nevojshme që Xi të bjerë dakord që të diskutohen në tryezë të gjitha çështjet e diskutueshme, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, një parametër që është përkeqësuar qartazi në Kinë, që kur Xi u ngjit në krye të vendit në vitin 2012. Nuk kemi mbërritur ende në atë fazë.

Por ky udhëtim i fundit i Xi-së në Evropë, shënon lindjen e një bote në të cilën Kina nuk është thjesht një gjigant ekonomik, por edhe një superfuqi politike me të cilën do të duhet të mësojmë të jetojmë së bashku, duke riformuluar rregullat e lojës. Kjo është lojë, gjatë kësaj vizite./ Përshtati Tirana Today

Tags: evropekinapërfitonstrategjite perbashket

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Veliaj hedh poshtë zërat për konfliktin: Unë dhe Edi Rama, më të bashkuar se kurrë

Veliaj hedh poshtë zërat për konfliktin: Unë dhe Edi Rama, më të bashkuar se kurrë

Cakaj mesazh për opozitën: Keni zgjedhur konfliktin përçarës!

Cakaj mesazh për opozitën: Keni zgjedhur konfliktin përçarës!

Zyrtarisht kandidat i Tiranës/Veliaj: Djali im është si shoku Gramoz

Zyrtarisht kandidat i Tiranës/Veliaj: Djali im është si shoku Gramoz







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Reshje të dendura shiu në Qarkun Lezhë/ Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat, përmbytje në disa zona
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Qarkun Lezhë/ Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat, përmbytje në disa zona

by mirseda
09:18 | 06/01/2026
0

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve...

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

21:14 | 05/01/2026
Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com