Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

8 muaj ago
in Analizë, Editorial - Opinione
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

Në një vend ku akuzat e prokurorisë shpesh zëvendësohen me shfaqje, drejtësia duket se ka zgjedhur të përdorë statistikat si alibi për të mbushur dosje dhe për të nxjerrë “rezultate” edhe kur shënjestron njerëz që nuk kanë lidhje reale me veprimet e dyshuara penale. Raste të tilla ka nga politika, por, për ta treguar pa politikë si funksionon burgu me çdo kusht dhe shifrat si statistika suksesi, po sjellim një rast të freskët.

Rasti i Leonidha Çobos, ish-administrator i Bankers një dekadë më parë, duket i burgosur padrejtësisht (dhe pse mund të hetohet patjetër në dosjen e “Bankers Petroleum”,) është shembulli më i freskët i këtij mekanizmi abuziv.

1. Një periudhë e mbyllur me transparencë dhe arbitrazh.

Leonidha Çobo ishte administrator i kompanisë “Bankers Petroleum” kur ajo ishte në pronësi të një grupi kanadez, një periudhë kur marrëdhëniet me shtetin shqiptar ishin të strukturuara dhe mosmarrëveshjet u trajtuan përmes kanaleve institucionale dhe ligjore.

Çdo çështje që mund të jetë ngritur ndaj kompanisë gjatë atyre viteve është zgjidhur në mënyrë transparente, përfshirë dhe në arbitrazh ndërkombëtar, duke respektuar të gjitha detyrimet tatimore dhe procedurale të kohës.

Nuk ka pasur asnjë akuzë penale ndaj stafit drejtues të asaj kohe. Çobo u largua nga detyra prej më shumë se një dekade dhe me të u mbyll edhe një kapitull korrekt në marrëdhëniet biznes-shtet.

2. Problemet lindën me ardhjen e grupit kinez.

Ajo që nuk thuhet me zë të lartë në publik është se problemet serioze që hetohen sot nisën pas vitit 2016, kur “Bankers” kaloi në pronësinë e një kompanie kineze. Me ndryshimin e pronësisë, erdhi edhe një mënyrë e re menaxhimi, e mbyllur, e paqartë, me vendimmarrje të largëta nga transparenca. U krijua një kulturë e re brenda kompanisë, me praktika që, sipas Prokurorisë së Fierit, përfshijnë skema mashtruese, shmangie detyrimesh dhe pastrim parash dhe ofshorë që su dihet pëtfituesi fundor.

Kjo është pikërisht periudha ku drejtuesit e rinj, shumica shtetas të huaj, vendosën struktura të reja financiare, të cilat sot janë objekt hetimi dhe për të cilat janë lëshuar masa sigurie konkrete. Dhe megjithatë, në vend që drejtësia të fokusohet qartë tek ata që kanë qenë realisht në drejtim dhe përgjegjësi, përfshihet në mënyrë të pashpjegueshme edhe një ish-administrator që nuk ka qenë më as pjesë e kompanisë, e as i përfshirë në asnjë strukturë vendimmarrëse që prej shumë vitesh.

3. Një padrejtësi që i shërben propagandës.

Në vend që të bëjë ndarjen e qartë mes periudhave, pronësisë dhe drejtuesve, sistemi ynë zgjedh të përfshijë emra për efekt spektakli. Shfaqja përpara kamerave është më e rëndësishme se analiza e drejtë. Të përfshish Leonidha Çobon në hetime nuk ka asnjë problem, por ta mbash në burg si të ishte flagrancë kur ai ka 10 vjet larg asaj detyre, është të shtrembërosh historinë, është të relativizosh përgjegjësinë dhe, më keq akoma, është të humbasësh vëmendjen nga ata që realisht e kanë menaxhuar kompaninë në periudhën e abuzimeve të dyshuara.

Askush nuk kërkon pandëshkueshmëri. Por ndëshkimi duhet të ketë emër, kohë dhe përgjegjësi reale. Të dënosh dikë me burg për një periudhë kur ai s’ka qenë më aty, është jo vetëm padrejtësi, por edhe një formë e heshtur e mosndëshkimit të të vërtetëve.

Ky është shembulli si ndodh edhe në politikën me funksionarë që mbahen pa akuza në burg, ose me ish-zyrtarë që kanë një mal me akuza dhe janë jashtë.

Disa kanë bërë dëme reale, disa janë dëme kolaterale!

TË LIDHURA

DW: SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të vijuar me procedurat penale
Analizë

DW: SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për të vijuar me procedurat penale

09:06 | 27/02/2026
“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje
Aktualitet

“Po na shkatërrojnë jetën”, BIRN: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

09:05 | 26/02/2026
BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët
Aktualitet

BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

13:03 | 25/02/2026
Next Post
Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’ tregun, ja vlera që kapi

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com