Situata me pandeminë në Shqipëri duket se ka dalë jashtë kontrollit, duke parë shifrat e të infektuarve dhe atyre që nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Përballë parashikimeve të zymta, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për ruajtjen e distancës dhe vendosjen e maskës.
Prej disa ditësh raportohen raste të larta personash të rinj të infektuar me virusin. Mjekët kërkojnë nga qytetarët të zbatojnë masat anti-Covid, pasi pandemia ende nuk ka mbaruar dhe asnjë gjë nuk duhet të neglizhohet, pasi nesër mund të jetë vonë.
Por përtej thirrjeve, të rinjtë e LSI-së nuk e marrin seriozisht situatën. Të rinjtë shihen duke kërcyer dhe duke shkelur çdo rregull.