Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ishte me shumë zhgënjime”, Meta flet për arritjen e marrëveshjes mes PD-PS

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta uron të gjithë shqiptarët për Krishtlindje

Presidenti Ilir Meta ka komentuar marrëveshjen e arritur para dy ditësh mes qeverisë dhe opozitës, për rikthimin e kësaj të fundit në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për ‘Rubikon’, Meta tha se kjo marrëveshje duhet të jetë fillimi i vendosjes së dialogut konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes palëve.

“Në këtë drejtim shpresoj se edhe një marrëveshje e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin evropian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performancë tjetër të shqiptarëve në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombëtar”, thotë kreu i shtetit.

Ai ritheksoi se mazhoranca nuk mundet ta shkarkojë dot, pasi sipas tij ai nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës.

Intervista e plotë

Gazetari: Në fillim fare viti ishte i vështirë për Shqipërinë. Po hymë në një vit ku ka më tepër hapësirë për optimizëm. Një ndër brengat kryesore është hapja e negociatave?

Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim që viti që kaloi ishte me shumë zhgënjime, të paktën për Shqipërinë, por sidoqoftë nuk mund të themi se ishte një vit i humbur. Në rast se dëshirojmë të mësojmë nga gabimet dhe unë shpresoj se të gjithë ta kenë kuptuar se Shqipëria nuk ka më nevojë për vite të humbura.

Në këtë drejtim shpresoj se edhe një marrëveshje e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performancë tjetër të shqiptarëve në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombëtar.

Gazetari: Reforma zgjedhore që ju e përmendët dhe që u dakortësua  është paraparë që të arrijë një pajtueshmëri deri më 15 mars, kësaj radhe do të jetë e suksesshme?

Presidenti Meta: Ka një dakordim për ta përmbyllur këtë proces deri më 15 mars me konsensus. Unë besoj se po.

Gazetari: Ka qenë një presion për të gjitha subjektet politike që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Presidenti Meta: Padyshim që ka qenë e njëjta për të gjitha subjektet politike, prandaj jemi këtu, sepse përgjegjësia është e përbashkët. Përgjegjësia është e mazhorancës, e cila kërkon të ushtrojë pushtete që dalin jashtë kufijve që ia përcakton Kushtetuta qeverisë dhe që dëmtojnë rëndë parimin e balancës dhe kontrollit të pushteteve që është i domosdoshëm për një funksionim demokratik të shtetit. Padyshim që përgjegjësia është edhe e opozitës, e cila zgjodhi rrugën e deligjitimimit të institucioneve përmes largimit nga parlamenti, përmes mospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore. Këtu nuk po nuk flasim për një përgjegjësi thjesht të një force apo të një individi të caktuar.
Është një përgjegjësi e përbashkët, por mendoj se përgjegjësia më e madhe është e atij që ka përgjegjësinë për të ushtruar mandatin e qeverisjes së vendit.

Gazetari: E përmendëm edhe ndarjen në qëndrimet lidhur me zgjedhjet që janë mbajtur në Shqipëri. Tani mazhoranca është duke shtyrë idenë që të ketë edhe një shkarkim për ju. Pra kanë ndërmarrë edhe komisionin hetimor. A prisni se do të kenë sukses? Si i përgjigjeni?

Presidenti Meta: Mazhoranca ka vetëm një alternativë, mendoj unë, e cila në fakt është burimi real i krizës që kemi në Shqipëri: alternativën e frikësimit të të gjithëve dhe jo të ushtrimit të përgjegjësive të saj në mënyrë të përgjegjshme, kushtetuese, demokratike dhe luajale.

Gazetari: Po thoni se duke ju goditur juve, u çohet sinjale edhe të tjerëve që të jenë të dëgjueshëm, të nënshtruar?

Presidenti Meta: Mazhoranca e di shumë mirë se mua nuk më shkarkon dot.

Për arsye se unë, jo vetëm nuk kam shkelur Kushtetutën, por edhe nëse një president mund të nxirrte një akt, pra nxjerr një dekret sikurse nxjerr parlamenti një ligj apo qeveria nxjerr një vendim, dhe vlerësohet se nuk është në përputhje me Kushtetutën, kjo nuk është kurrë një shkak për shkarkim, përkundrazi.

Për më tepër që Kushtetuta e Shqipërisë e mbron në mënyrë të jashtëzakonshme Presidentin për shkak se Presidenti është përfaqësues i interesave të shtetit.

Dhe padyshim që kushtetutëbërësi e ka parashikuar që Presidenti për arsye nga më të ndryshmet mund të jetë nën presione nga të forta, që duhet të mbrojë një interes shtetëror apo kombëtar.

Gazetari: Ju kanë bërë me gisht se ju po mbroni interesat e opozitës?

Presidenti Meta: Tani kuptohet se ata nuk mund ta pranojnë që janë përgjegjës për këtë situatë që nuk duhet të ishte kurrë: Që në Shqipëri të bëhen zgjedhje vendore të paligjshme, të parregullta dhe vetëm me një kandidat.

Në cilin vend të Këshillit të Europës ekziston një precedent i tillë?!

Gazetari: Po thoni se kanë ndodhur zgjedhje të paligjshme, të parregullta?

Presidenti Meta: Po si mund të them ndryshe?! Zgjedhjet i përcakton me dekret vetëm Presidenti.

Nuk ka në Shqipëri një institucion tjetër që mund të përcaktojë, ose mund të vendosë për çështjen e zgjedhjeve.

Dekretin e Presidentit mund ta vërë në diskutim vetëm Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur. Data e zgjedhjeve ka kaluar. Atëherë në çdo rast zgjedhjet kanë qenë të paligjshme dhe antikushtetuese. Kështu që kjo është tepër e qartë për cilindo që ka një arsim elementar juridik.

Ajo që dua t’ju them është se kjo është një iniciativë që nuk më shqetëson mua fare personalisht.

Gazetari: Nuk shqetësoheni fare?

Presidenti Meta: Nuk më shqetëson.

Ajo që më preokupon është rruga mjaft e gabuar e mazhorancës, e kryetarit të saj, që praktikisht ka vënë në diskutim legjitimitetin e të gjitha institucioneve në vend.

Të mos harrojmë se kemi një Kuvend me 122 deputetë nga 140 që është numri kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë! Le të mos harrojmë se nga parlamenti nuk kanë ikur thjesht 60-të deputetë të opozitës, por kanë ikur 183 deputetë dhe kandidatë për deputetë. Pra në listat e të gjitha partive të opozitës…

Gazetari: Por si kanë hyrë ata kandidatë…?

Presidenti Meta: Ata që kanë hyrë kuptohet se shumica e tyre kanë qenë në fund të listave të gjitha partive. Dhe niveli i përfaqësimit është padyshim mjaft i diskutueshëm. Për më tepër mënyra e zëvendësimit ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet tona. Këto janë arsyet përse në tetor Bundestagu gjerman i shtoi kushtet për Shqipërinë.

Dhe përpjekja ime edhe për çështjen e zgjedhjeve vendore ishte për të evituar përkeqësimin e vlerësimit për Shqipërinë, pasi ne e dinim shumë mirë se me zgjedhje vendore njëpartiake, Shqipëria as nuk mund t’i hapte negociatat dhe as ka për t’i hapur ndonjëherë, sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter bazë i Kopenhagës. Si dhe janë një detyrim që Shqipëria ka edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Gazetari: Ju jeni Presidenti i Republikës dhe jeni skeptik se në maj do të hapen negociatat?

Presidenti Meta: Negociata mund të hapen në qoftë se do të ketë një angazhim se ato kushtet e Bundestagut të adresohen në një mënyrë shumë të shpejtë dhe jo duke i zvarritur. Me këtë ritëm unë nuk shikoj ndonjë perspektivë serioze për në maj.

 

Tags: dialogilir metaintervisteMarrëveshjaopozitaQeveriareformaZgjedhore

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
“Integriteti i SPAK-ut”, dyshimet e PD-së për Arben Krajën dhe Altin Dumanin

Një tjetër kryetar bashkie i dënuar/ Ja shënjestra e rradhës e PD-së

NASA bën paralajmërimin e frikshëm: Ngjarje ekstreme gjatë 2020

NASA bën paralajmërimin e frikshëm: Ngjarje ekstreme gjatë 2020

Dy vite nga ekzekutimi i politikanit serb/ Brnabic: Hetimet nuk do ndalen

Dy vite nga ekzekutimi i politikanit serb/ Brnabic: Hetimet nuk do ndalen

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com