E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

NASA bën paralajmërimin e frikshëm: Ngjarje ekstreme gjatë 2020

Borë në shkretëtirë, diell i nxehtë në dimër, përmbytje e zjarre anë e mbanë botës. Viti 2020 do të karakterizohet nga ngjarje meteorologjike ekstreme. Ky është paralajmërimi i Nasas pas publikimit të të dhënave për rritjen graduale të temperaturave në planetin tonë.

Sipas ekspertëve, në 5 vitet e fundit janë regjistruar temperaturat më të larta që nga 1880. Situta po përkeqësohet edhe më shumë.

I njëjti rezultat është konfirmuar edhe organizata meteorologjike e OKB-së. Sipas tyre këto 5 vitet e fundit është rritur jashtëzakonisht shumë emetimi i gazrave serë në atmosferë, çka do të përkthehet në një rritje me 5 gradë celsius deri në fund të shekullit.

Në këtë kuadër janë përmendur dhe dy raste të regjistruara së fundmi, temperaturat ekstreme në Arabi, ku u shënuan dhe reshje të shumta dëbore në mes të shkretëtirës si dhe koha e ngrohtë në alpet e Zvicrës.

Të dy agjencitë theksojnë se ndër të tjera 2019 ka qenë viti i dytë pas 2016-ës, që mban rekordin e temperaturës tokësore duke konfirmuar në këtë mënyrë trendin e ngrohjes graduale të planetit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Peteri Taals, u shpreh se për fat të keq, priten shumë ngjarje ekstreme metereologjike në vitin 2020 dhe në dekadat e ardhshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...