Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-presidenti Moisiu kujton takimet me Zeqon: Fatkeqësi që njerëzit i vlerësojmë pasi nuk janë më

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Është shuar ditën e sotme një nga penat më të çmuara të vendit tonë. Në moshën 71-vjeçare Moikom Zeqo ndërroi jetë në shtëpinë e tij, si pasojë e një sëmundje të rëndë. I cilësuar si një nga zërat më të mënçur të vendit tonë, Zeqo ka lënë pas një trashëgimi të të madhe.

Karrierën e nisi si gazetar e mësues, por dashuria për artin, kinematografinë, letërsinë, arkelogjinë e bëri t’i përkushtohej edhe këtyre fushave. Për të lënë pas më shumë se 60 tituj, të përkthyer në disa gjuhë të botës.

Por, veç artit e historisë, me urtësinë e vetë që e karakterizonte Zeqo jo pak herë i tërhiqte veshin politikës dhe frymëzonte gjithë ata që e dëgjonin.

“Vetëm rinia mund të ndalojë një katastrofë që është më e keqe se katastrofa natyrore. Shpresa është te ju, të rinjtë. Çdo brez ka një mision dhe këtë mision keni ju, atë të shpresës. Jo vetëm e “Fundjavë Ndryshe”, por edhe Shqipërisë e historisë ndryshe.

Nisma të tilla tregojnë një ndërgjegje shumë herë më të lartë se e politikanëve. E quaj më të lartë një ndërgjegje të tillë pa interes të vullnetarizmit, sesa te politikanët. Në një kohë kur këta të fundit e kanë detyrë shtetërore.

Pak vende mund të mburren me historinë kaq të pasur sa e jona. Kam besim që Shqipëria nuk do të braktiset. Do gjendet forca te të rinjtë që ta duan këtë vend.”

Këtë mesazh shkrimtari e ka dhënë pasi është takuar me të rinjtë që janë pjesë e “Fundjavë Ndryshe”. Dhe në po të njëjtat ambiente, ish-presidenti Alfred Moisiu ka kujtuar mikun e tij.

“Më ka ardhur jashtëzakonisht keq. Ka qenë studiues i mençur, i ditur dhe njeri që kërkonte nga vetja për të bërë më të mirën. Ka bërë 62 vepra të ndryshme dhe ato nuk janë pak. Gjatë kohës që isha në krye të shtetit e kam marr dy herë në delegacion. Pikërisht për të kontribuar për vendin tonë.

Fatkeqësia jonë është që ne nuk i vlerësojmë njerëzit aq sa e meritojnë kur janë gjallë. Por, te ne njihen më shumë trafikantët, kriminelët. Prandaj është e rëndësishme që jetën ta përdorim për të bërë sa më mirë në interes të vendit e njerëzve tanë të dashur.”

Nëpërmjet një postimi trishtues, edhe drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i ka dhënë lamtumirën “Mjeshtrit të Madh”.
Edhe redaksia e “Tirana Today” i shpreh ngushëllime familjes së profesor Zeqos, i cili deri në frymën e fundit ishte i rrethuar nga librat./ TIRANA TODAY

Tags: Alfred Moisiuarber hajdarifundjave ndryshemoikom zeqoNdërron jetëngushellimestudiues

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Next Post

Arrestohen disa persona në Tiranë/ Emrat

Fauci: Normaliteti mund të mos kthehet deri vitin tjetër

Riatdhesimet/ Vijnë nga Austria, Serbia, Gjermania e Greqia pasagjerë shqiptarë e të huaj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com