Kronikë

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu Denis Himci


               Publikuar në : 22:46 - 17/09/19 Enno

Policia e Elbasanit ka shoqëruar pedagogun e Universitetit të këtij qyteti, Denis Himcin. Ky i fundit u denoncua mbrëmjen e sotme nga emisioni investigativ “Stop”, pasi i kërkonte një studenteje favore seksuale, në këmbim të marrjes së provimeve.

Po ashtu, në video-përgjimet e publikuara nga emisioni, Himci dëgjohet teksa i thotë se do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe në qendra estetike në Tiranë.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë mes të tjerash pedagogu.

VIDEO/ Favore seksuale dhe dhurata për provimet, demaskohet pedagogu në Elbasan

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT