E diel, 31 Maj, 2020
13 C
Tirana

A ndodhet Italia para një krize të re qeveritare?

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Tiranë/ Abuzonin me një të mitur, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimit pas informacionit të...

Lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Korçë së fundmi. Raportohet se tërmeti me magnitudë 4.05 ballë i shkallës Rihter, ka pasur si epiqendër Libonikun e...

E diela me apo pa makina? Policia e Shtetit dhe Rama japin versione të ndryshme

Kryeministri Rama dhe Policia e Shtetit kanë një përplasje lidhur me vendimet që kanë ndërmarrë, referuar masave ndaj pandemisë. Policia bie ndesh me atë çfarë...

Qeveria e re italiane ka vetëm një javë që ka filluar nga puna, kur njëra nga tre partitë e koalicionit u përça. Senatori socialdemokrat Matteo Renzi njoftoi në intervista në gazeta se do të braktisë “Partinë Demokratike (PD)” të tij dhe do të themelojë një lëvizje të re. Rreth 20 deputetë nga Dhoma e parë e parlamentit dhe rreth 10 senatorë nga Dhoma e dytë do ta ndjekin pas.

A e kërcënon tani Italinë një krizë e re qeveritare? Vetë Matteo Renzi thotë jo. Ai i pati telefonuar kryeministrit Giuseppe Conte të hënën dhe e pati siguruar se deputetët renegatë në koalicionin e brishtë të përbërë prej populistëve (5 yje), Socialdemokratëve dhe partisë së vogël Majtiste (Leu) do ta mbështesë edhe më tej qeverinë. Së bashku ata patën parandaluar që të ketë zgjedhje të reja dhe që kreu radikal i djathtë i partisë Lega dhe ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini të marrë drejtimin e qeverisë, shkroi Matteo Renzi në faqen e tij në “Facebook”. “Ne kemi arritur një fitore në Parlament dhe kundër Salvinit për të shpëtuar Italinë, por kjo nuk është e mjaftueshme”. Renzi njoftoi se ai dëshironte të ndërtonte një “shtëpi të re me të tjerët për të bërë një politikë ndryshe”.

Renzi dëshiron ta provojë përsëri

Matteo Renzi ka të ngjarë që nuk e ka gëlltitur rrethanën që ju desh të japë dorëheqjen në dhjetor 2016 pas një referendumi të humbur si kryeministër dhe më vonë gjithashtu iu desh të hiqte dorë nga kryesimi i Partisë Socialdemokrate. Politikani 44-vjeçar i përkiste krahut më të djathtë të Socialdemokratëve dhe është konfrontuar vazhdimisht me liderin aktual të partisë, Nicola Zingaretti, i cili përfaqëson krahun e majtë. Shumë analistë italianë thonë se Renzi dëshiron të jetë përsëri me çdo kusht kryeministër, në mënyrë që të vazhdojë reformat e nisura prej tij në vitin 2014.

Populistët e Lëvizjes 5 yje nën udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio, Renzit nuk i hyjnë shumë në punë. Megjithatë, ai dëshiron të vazhdojë të votojë me koalicionin në parlament. “Di Maio nuk më bind”, i tha Renzi gazetës “La Repubblica”.

“Nuk mund ta mbarosh të gjithë punën politike përmes votimit në internet, për mua politika është diçka e ndryshme nga një algoritëm që duhet ndjekur”. Renzi e ka fjalën këtu me sa duket për kërkesën që anëtarët e Lëvizjes Pesë Yje të votonin në një platformë private në internet të quajtur “Rosseau” në lidhje me koalicionin dhe shumë ligje të tjera.

Renzi njoftoi se tani dëshiron të zhvillojë me ndjekësit e tij në parlament një vizion për të ardhmen dhe më pas të themelojë një parti të re.

Se si do të quhet ajo, këtë kryengritësi socialdemokrat nuk e zbuloi. Ai përfytyron me sa duket diçka si lëvizja “En marche” e Presidentit Francez Emmanuel Macron, shkruajnë gazetat italiane.

Palazzo Montecitorio, Dhoma e Deputetëve

Shumica në Senat po lëkundet

Se sa shpejt do të pasqyrohet ndarja e socialdemokratëve në punën konkrete të qeverisë, është e paqartë. Në dhomën e parë, Dhoma e Deputetëve, koalicioni qeverisës e ruan shumicën e tij edhe pa trupën e Renzit. Në Senat, në dhomën e dytë dhe po aq të rëndësishme, megjithatë, puna është më e vështirë. Atje, koalicioni, i cili përfshin edhe partinë e vogël të krahut të majtë “Liberi e Uguali”, ka të ngjarë të ketë vetëm një shumicë të vogël mandatesh.

Detyra më e rëndësishme, sipas kryeministrit Conte, i cili nuk i përket ndonjë partie, është miratimi i një buxheti për vitin 2020, i cili të mund të miratohet nga Komisioni Evropian. Italia ka shumë borxhe dhe ka nevojë urgjente për të nxitur ekonominë e saj dhe për të ulur shpenzimet e qeverisë. Vetëm disa ditë më parë, Ministri i ri Italian i Financave, Roberto Gualtieri (PD) u premtoi homologëve të tij në BE në një takim joformal në Helsinki një “qeveri të qëndrueshme” që dëshiron të imponojë një buxhet në përputhje me kërkesat e BE-në, po të kishte pak më shumë kohë për ta bërë këtë.

Salvini është i lumtur

Drejtuesi radikal i djathtë i partisë “Lega”, ish-ministri i brendshëm, Matteo Salvini ndërkohë triumfon në “Twitter”: “Së pari, ai (Renzi) mbledh postet, pastaj ai gjen një parti të re. E trishtueshme, çfarë po bën ai për të shpëtuar karrigen e tij. Koha ka mëshirë. Italianët do t’i ndëshkojnë këta shitës.” Salvini këmbëngul që pas një krize të mundshme të qeverisë, së shpejti do të mbahen zgjedhje të reja. Sipas sondazheve, të cilave nuk mund t’u besosh shumë në Itali, në këtë moment ai do t’i fitonte ato. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutohet një 53-vjeçar në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Laç. Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një 53-vjeçar. “Balkanweb” shkruan se në sheshin para një...

Kopshtet s’do hapen me 1 Qershor, Bashkia e Shkodrës tregon arsyen

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1, por me 5 Qershor. Bashkia Shkodër njofton se ka zhvilluar procedurën...

Rudina Hajdari: Përse Basha do ta mbajë Ramën perandor

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deputetja Rudina Hajdari theksoi se as Partia Demokratike nuk e ka mbështetur idenë e...

Ja kush është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në Shijak

Së fundmi disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shijak, në zonën e stadiumit. Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...
WhatsApp KONTAKTO TT