Kronikë

I kërkonte favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon në pranga


               Publikuar në : 09:27 - 18/09/19 user tir

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan së fundmi kanë bërë ndalimin e pedagogut Denis Himçi, 36 vjeç.

Ndalimi është bërë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, ku pedagogu i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT