E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Hapen arkivat/Deputeti i ri me dy gishtat lart, dikur bënte fushatë për Ramën (video)

Teksa kryedemokrati Basha ndodhet në turin e takimeve në Peshkopi, në karrigen e tij në Parlament është ulur deputeti i ri i opozitës nga lista e PD, Lefter Maliqi. Lefter Maliqi tha nga foltorja e Kuvendit se mandatin e deputetit e ka pranuar pasi PD i ka disa borxhe atij, ndërsa fajësoi Bashën për krizën në vend. Deputeti ka kritikuar shefin e opozitës Lulzim Basha, ku i ka kujtuar se nuk mund të vijojë me të njëjtën strategji duke gënjyer elektoratin.

“Dua të them se është bërë lajm kur duartrokasin deputetët e Partisë Socialiste. Dua të jap edhe një reagim. Brenda dy muajve rreshti këtej nga opozita do të jetë plot.

Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë, se janë më të mirë se ne. Demokratët mos të gënjehen më. Gënjeshtar e këtij lidershipi me mandat të dhuruar. I jam mirënjohës atyre që më kanë mbështetur, dhe Zotit që vendosa të plotësoj mandatin e dekriminalizimit.

Unë zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Rasti im është krejt ndryshe. I them të gjithë demokratëve, mos të gënjehen më. Revolta popullore do të thotë të ngrihet populli. Kriza qëndron te lidershipi. Nën këtë lidership, PD pësoi disfatën më të madhe. Mandati im ka të bëj drejtpërdrejtë me kthimin e dinjitetit. Jemi më të mirë se pjesa më e madhe e atyre që ishin këtu”, u shpreh Maliqi.

Sakaq, video në fjalë na sjell në kujtesë kohën kur ai i thurte lavde Edi Ramës në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...