E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Hajdari: Pushtimi i Capitol Hill, përgjegjësi e forcave të sigurisë së SHBA

Kongresi miratoi këtë të enjte, në një sesion të përbashkët të dy dhomave, asaj të përfaqësuesve dhe senatit, zgjedhjen e Joe Biden si president i 46 i Shteteve të Bashkuara. Por para se të zyrtarizohej emri i tij si president i SHBA-së, trazira të vërteta ndodhën në SHBA, një skenë e tillë që nuk hamendësohej të ndodhte ndonjëherë.

Nga këto trazira që pasuan me viktima, e gjithë bota e ktheu vemendjen në SHBA, në djepin e demokracisë. Pas mësymjes së dhunshme dhe të paprecedentë të mbështetësve të Trump në Kongres, që çoi në pezullimin e përkohshëm të seancës së certifikimit të fitores së demokratit Biden, Donald Trump premtoi se më 20 janar do të ketë një kalim të rregullt pushteti tek pasardhësi i tij.

Kjo ngjarje është risjellë në fokus të emisionit “Repolitix”. Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, argumentoi se dhuna në Kongresin Amerikan, është përgjegjësi e institucioneve ligjzbatuese.

“Përgjegjësi shumë e rëndë ndaj forcave të policisë dhe sigurisë. Po ta shikoni, mbrëmë natën dhe sot, po merren me ngritjen e komisioneve hetimore për të parë se si funksionoi policia.

Lufta politike është luftë poltikë. Analiza që bëjnë dy politikanët është korrekte. Duhet të shikojmë që forcat e sigurisë nuk kanë lidhje me luftën politike.

Ai është shtet i madh, ka informacione, shërbime sekrete, shërbime që janë të dukshme dhe të padukshme, masat duhet të ishin marrë shumë të forta. Nëse do ishin marrë masat e forta, ajo ngjarje nuk ndodh. Pavarësisht analizës politike që kush e donte dhe kush nuk e donte…”

Por çfarë ndodhi? Z. Hajdari tha se beson tek politika amerikane, dhe se gjatë ditëve në vijim do të dalin detajet se çfarë nuk shkoi siç duhej.

Lexo edhe :   A mundet Trumpi ta falë veten?

“Unë besoj tek politika amerikane, kur me dashje, pa dashje, i gjithë lidershipi politik janë distancuar nga dhuna. Nga dita në ditë do të dalin informacionet se ku çaluan gjërat që mos përfundonin në futjen brenda të simbolit të demokracisë amerikane dhe inspirim në të gjithë botën, dhe duhet ti lëmë kohë demokracisë amerikane që pataten e nxehtë ta nxjerrin me kujdes nga zjarri, do ta nxjerrin.

Lexo edhe :   Inagurimi i Biden/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

Ngjarja është shumë e rëndë, ajo nuk mbrohet në vende që s’ka fare demokraci, një nga presidentët e ka quajtur që ngjarje të tilla ndodhin në vendet ku janë ‘Republika Bananesh’. Por ka treguar edhe një gjë tjetër, që SHBA i përket popullit”, deklaroi z.Hajdari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...