Shqipëria

“Faleminderit Serbi”, revoltohet Fifi: Të kaluarën time nuk e kam harruar akoma


               Publikuar në : 16:12 - 30/11/19 A F

Pas rënies së tërmetit mëngjesin e 26 nëntorit, së bashku me shumë artistë të tjerë, është solidarizuar edhe këngëtarja Fifi. Me synim lehtësimin e dhimbjes dhe sigurimin e kushteve të nevojshme për familjet e prekura, këngëtarja është duke bërë fushatë edhe në Maqedoni. Krahë këngëtares tjetër të mirënjohur, Tuna, Big Mama etj.

Teksa Kosova ka qenë shteti i cili ka qenë më pranë Shqipërisë në këto ditë të vështira, Fifi ka një kritikë ndaj adresimit të falenderimeve. Të cilat po bëhen pas solidarizimit për të prekurit nga tërmeti.

Së pari, këngëtarja thotë se po i vjen keq kur e dëgjojnë ta quajnë “kosovare”, pasi ajo shprehet se duhet quajtur shqiptare e Kosovës.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Fifi ka kritikuar personat që po vënë emrin e shtetit serb menjëherë pas Kosovës, kur është puna te falënderimet.

Ajo madje thotë se është e indinjuar kur dëgjoi se fjalia nisi me falënderim ndaj italianëve, e më pas ndaj Kosovës.

Në rreshtat e fundit të shkrimit të saj, Fifi gjithashtu thotë se nuk i intereson ndihma që ka dhënë Serbia. Sepse plagët e shkaktuara nga ky shtet gjatë luftës në Kosovë, nuk janë shëruar ende edhe pas gati dy dekadash.

“Nuk e di dhe nuk po më intereson çfarë ndihme kanë dhënë çetnikët, ama unë të kaluarën time nuk e kam harruar akoma,” e mbyll shkrimin këngëtarja.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT