Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Erion Kristo rrëfen historinë: Pse gjithë gratë e gardistëve janë në rrezik

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Erion Kristo rrëfen historinë: Pse gjithë gratë e gardistëve janë në rrezik

Nga: Anxhela Ferra

Shefi policisë i zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti ndodhet nën pranga, pas publikimit të  video-skandalit seksual me një vajzë të mitur. Ngjarja tronditi gjithë opinionin publik, ku të shumtë ishin ata që e dënonin efektivin e policisë. Por, për gazetarin Erion Kristo rrëfen historinë personale: Pse gjithë gratë e gardistëve janë në rrezik!, problemi duhet të shihet në nivele institucionale.

“Poshtërimi vjen për shkak të strukturave shtetërore, jo për shkak të ngjarjes në vetvete. Për këtë duhet të shqetësohet shoqëria. Mbi shkallën e lartë të masivitetit dhe perversitetit.

Qëndrimi që mbajti ministri i Brendshëm ndaj ngjarjes, mu duk si një qëndrim prej Trump-i. A thua se këtu kemi arritur në nivelin që mund të bëjmë politika nga Twitter. Për mua z.Lleshaj nuk po garanton dot siguri. Qetësia e tij është frikë, mungesë maturie dhe paaftësi.”

Kristo thotë për Tirana Today rastet kur policia nuk i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve janë të shumta. Ndaj nuk është habi mos marrja e denoncimeve në të paktën tre komisariate. Kjo pasi sipas tij, pjesa më e madhe e policëve janë të lidhur me kriminelët.

“Pra, kur policia është e paaftë për të funksionuar, krimi do të aftësohet. Është një polici e cila është tërësisht e frikësuar para krimit real. Disa janë pjesë e tij dhe të tjerët janë thjeshtë të frikësuar.

Ka me dhjetëra raste ku edhe personazhe të rëndësishëm publik janë përballur me strukturat shtetërore. Dhe kanë dështuar me sukses, në kuptimin që nuk kanë marr aspak atë që prisnin. Por, këto nuk analizohen.”

Por, teksa ende mediat nuk kanë ndaluar së publikuari lajme nga video-skandali i djeshëm, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi sot. Këtë herë në radhët e gardistit, ku Alket Arapaj vrau bashkëshorten me armën e shërbimit, në sy të vajzës. Një ngjarje kjo e cila nuk ndodh për herë të parë nga gardistët, ku në tetor, Arjol Mançe vrau veten po me armën e shërbimit. Kristo thotë për Tirana Today se ky është një lloj çekuilibri brenda institucionit, e duhet të merren masa.

“Unë kam një njeriun tim që është e martuar me një gardist. Dhe në momentin që pashë atë lajmërimin mu drodh zemra. Po prisja që telefoni im të binte nga momenti në moment. Dhe ndjenja e frikës është një ndjenjë e tmerrshme. Me këto duhet të merret ministri. Pasi është ngjarje e përsëritur, këtu ngjan sikur gjithë gratë e gardistëve janë në rrezik për jetën.

Çfarë ndodh në Gardën e Shtetit që detyrohen njerëzit të humbasin ekuilibrin e tyre?! Dhe duhet të mendojmë që Garda është një institucion ku duhet të punojnë njerëz me ekuilibra shumë afër perfektes.

A duhet të ketë funksione psikologjike apo sociale të kryera brenda këtij institucioni?! Duhet të bëhet gjithçka është e mundur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Pasi është i disati gardist që vret gruan. Unë nuk e di çfarë duhet të ndodhë më tepër që këta ta kuptojnë sa e rëndë është situata.

Ngjarje të tilla do të vazhdojnë të ndodhin sepse ne nuk dimë “t’i vëmë pikat mbi i” si shoqëri. Mënyrat tona të reagimit janë foshnjarake. Ne shajmë, batërdisim dhe në fund as nuk duam të kuptojmë. Por, ne si shoqëri i japim peshë njerëzve kacidhjarë, atyre që janë një përdorimsh. Dhe këta njerëz, për fat të keq kanë fatet tona në dorë.”/ TIRANA TODAY

Tags: Berhan Bajrakurtierion kristogardistigratë e gardistëvepolicisander lleshajvideo-skandali

TË LIDHURA

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut
Aktualitet

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut

22:08 | 23/12/2025
Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
Next Post
“Kam vetëm një shqetësim”, Rama flet për protestën e 16 shkurtit

“Kam vetëm një shqetësim”, Rama flet për protestën e 16 shkurtit

Juventus pa limite, pas Ronaldos ofron 175 milionë për yllin e Liverpool

Juventus pa limite, pas Ronaldos ofron 175 milionë për yllin e Liverpool

“Rama shtoi një taksë të re, po na vjedh përsëri me karburantet”

“Rama shtoi një taksë të re, po na vjedh përsëri me karburantet”







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com