Kryesore

“Kam vetëm një shqetësim”, Rama flet për protestën e 16 shkurtit


               Publikuar në : 18:44 - 12/02/19 A.F

Katër ditë para protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë nga Lezha tubimin që do të mbahet më 16 shkurt.

Teksa mori pjesë në takimin “Bashkia që duam”, një qytetar i përmendi Ramës protestën, duke i thënë që të mos kishte frikë nga ajo pasi “qeni që leh, nuk të ha”.

Kreu i qeverisë është përgjigjur se ai ka vetëm një shqetësim, i cili qëndron tek njerëzit që i besojnë opozitës.

REPLIKAT

Qytetari: Mos ki frikë në datën 16.

Rama: Unë, joo!

Qytetari: Qeni që leh nuk të ha.

Rama: Mos ki merak fare, unë kam vetëm një shqetësim, jam realisht i shqetësuar për ata që i besojnë akoma këtyre realisht. Prindër, burra, gra, hiqi ata të baskisë, se  do çohet bashkia Lezhë komplet, apo bashkia Shkodër me Voltanën etj. Por realisht ka njerëz që sëkëlldisen dhe shkojnë pas tij.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT