Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Erifili Bezhani/ Avokatja e parë shqiptare që vuajti burgun e Burrelit dhe përfundoi si fshesaxhie

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Erifili Bezhani/ Avokatja e parë shqiptare që vuajti burgun e Burrelit dhe përfundoi si fshesaxhie

Shkollimi në një prej universiteteve më të mira të Francës, fejesa me avokatin e njohur francez dhe fundi tragjik në regjimin komunist

Sapo ishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Aix-en-Provence, kishte marrë “Licenciee en Droit”. Erifili Bezhani ishte një vajzë nga Vlora që po i ngjiste me shpejtësi shkallët e karrierës në Francë, falë rezultateve të shkëlqyera në universitetet franceze. Pas dy vitesh në profesion, Erifili Bezhani do të kthehej në një prej avokateve të spikatura në Francë. Gjatë ushtrimit të profesionit të avokates në Marsejë, në vitet 1941-1942, Erifili Bezhani u fejua me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fatkeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe ajo si “Profesore e D’Etudes Francaises“ në të njëjtin universitet, Erifili Bezhani, la pas gjithçka dhe e shoqëroi të motrën për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër i vitit 1943, kur dy motrat zbritën në portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës, deri në vdekje.

Historia rrëfehet nga gazetarja Nini Mano, e cila e njeh historinë e Erifili Bezhani, nga babai i saj, kushëri i parë me Erifili Bezhanin.

Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944, vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qendër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të çlirimit, me fillimin e pushkatimeve të nacionalistëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik.

Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të vërteta demokratike.

“Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur”, shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit “Bashkimi Demokrat”, ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demokratëve, social-demokratët, etj.

Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doktor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj..

Andromaqi Nocka kujtonte: ”Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu siç duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin. Ishte me Dhimitër Paskon. U ulëm në një lokal dhe të dy, mbaj mend që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë, Erifili nuk më tërhoqi vëmendjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte çdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili, ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdimisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur, që shoqëronte argumentet rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj”.

Në 16 Maj 1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj., Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi i vitit, dënohet me 20 vjet “heqje lirie” nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat çnjerëzore. Ish i burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: ”Erifili u dënua pothuajse në të njëtjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 femrat e para që u futën në burgun ferr të Burrelit. Më vonë, erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura”.

Drita Kosturi, në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burgun e Burrelit, përmend qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit: ”Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra, të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t’u rrëshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frida Sadedini e mjaft të tjera”. Pas lirimit nga burgu, për shkak të disa amnistive, Erifili Bezhani vazhdoi kalvarin e vuajtjeve të tjera. Nuk iu dha triska e Frontit, c’ka e shpallte në fakt “armike të popullit”, por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit i kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjeçare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që i dha shteti demokratik francez, Erifili Bezhanit ia mohoi në vendlindje regjimi komunist.

Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë iu mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidhi kontrata përkthimi me shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi “Terminologji e Drejtësisë”, “Metoda e gjuhës shqipe për të huajt”, “Kodi Civili i BRSS”, shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, “Studime të Akademisë Shkencave të BRSS”; “Historia e teatrit “Balshoi”, “Historia e muzikës ruse”; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; “Kodi penal i RPSH”, ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin “Bota e atomit”, botime në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mencurinë e saj, i hapën rrugën e kontratave.

Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Në mes të vitit 1958, mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë!

Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulçera, shtrohet me urgjencë dhe gjatë operacionit, dha shpirt. Ishte data 15 Shkurt 1959, kur mbylli sytë në sallën e operacionit, në spitalin e Tiranës.

Erifili Bezhani ishte vetëm 49 vjeç, avokate, e diplomuar për Drejtësi në Francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si shumë pak femra të shkolluara jashtë vendit. /kujto.al

Tags: avokatjaburgunBurrelitErifili Bezhanitfshesaxhieparëpërfundoishqiptarevuajti

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Zelandë e Re/ 95-vjeçari në protestë kundër racizmit: Tragjedia na bashkoi më shumë

Zelandë e Re/ 95-vjeçari në protestë kundër racizmit: Tragjedia na bashkoi më shumë

Rudina Hajdari bën opozitë përballë Gent Cakajt/Qytetarët: Mos ia lë kokën mënjanë Kirit! (foto)

Rudina Hajdari bën opozitë përballë Gent Cakajt/Qytetarët: Mos ia lë kokën mënjanë Kirit! (foto)

“Më mirë të kishin vdekur”, deklarata e ministrit danez për xhihadistët bën namin

“Më mirë të kishin vdekur”, deklarata e ministrit danez për xhihadistët bën namin







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com