E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

“Më mirë të kishin vdekur”, deklarata e ministrit danez për xhihadistët bën namin

Danimarka ka dënuar 13 persona të cilat kanë udhëtuar në Siri për të marrë pjesë në konfliktet e armatosura. Nëntë janë dënuar me dëbim nga vendi, sipas Ministrit të Drejtësisë Søren Pape Poulsen. Ai e konfirmoi këtë informacion gjatë një dëgjesë në parlament për qytetarët danezë që kanë udhëtuar në Siri për të luftuar në konfliktin 8-vjeçar të vendit.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Anders Samuelsen ishte prezent në dëgjesë, kërkesë kjo e Social-Demokratëve në opozitë.

Dy ministrave iu kërkua që të sqaronin se si shtetasit danezë që kanë marrë pjesë në konflikte jashtë vendit do të dënoheshin me ligj, dhe nëse Danimarka e ka diskutuar çështjen me partnerë ndërkombëtarë.

Poulsen tha se çështja ishte e ndërlikuar dhe se do të kërkonte disa raunde diskutimi ndërkombëtar midis Danimarkës dhe aleatëve të saj.

Ministri theksoi se Danimarka nuk është në gjendje të mohojë ri-hyrjen në vend për qytetarët e vet, edhe nëse ata kanë marrë pjesë si militantë në konflikte në tokën e huaj.

“Fakti është se nuk mund t’i parandalojmë qytetarët danezë që të vijnë në Danimarkë dhe kjo përfshin luftëtarë të huaj. Kërcënimi nga luftëtarët e huaj që kthehen është serioz – kjo është e qartë,” -tha ai.

“Do të kishte qenë më mirë nëse do të kishin vdekur në betejë, por fatkeqësisht jo të gjithë vdiqën,” -shtoi ministri.

Agjencia e sigurisë së policisë PET ka vlerësuar se 150 njerëz kanë udhëtuar nga Danimarka në Irak ose Siri që nga viti 2012 për të marrë pjesë në luftërat atje.

Sipas saj, nga ata, një e treta është kthyer në Danimarkë.

Lidhur me deklaratën e ministrit, ka reaguar opozita. Zëdhënësi i Social Demokratëve, Brassen tha:

“Unë s’do i thoja kurrë fjalët e tij.”/ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...