E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Zelandë e Re/ 95-vjeçari në protestë kundër racizmit: Tragjedia na bashkoi më shumë

Një burrë i moshuar, i ndihmuar nga një polic dhe një qytetar, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Auckland në Zelandën e Re, për të treguar mbështetjen e tij për komunitetin Mysliman dhe për të kundërshtuar racizmin.

Ai është 95-vjeçari John Sato nga Auckland dhe iu desh të merrte 4 autobusë për të mbërritur në vendin ku do të mbahej protesta.

Sato ka thënë për mediat vendase se ai nuk është në kontakt me botën moderne. Shumicën e kohës, ai thjesht bën ndonjë xhiro në lagje, bën disa punë shtëpie dhe dëgjon muzikën e tij të preferuar klasike, apo opera në radio.

Megjithatë, pasi dëgjoi lajmin për masakrën në Christchurch, ai s’mund të flinte.

“Qëndroja shumë zgjuar gjatë natës. S’mund të flija mirë që kur ndodhi ngjarja. Mendoja se sa e trishtuar ishte ajo që ndodhi. Ti mund të ndjesh vuajtjen e njerëzve të tjerë”, tha 95-vjeçari.

Sato e identifikon veten e tij si euro-azian. E ëma e tij është skoceze dhe i ati nga Japonia. Gruaja e tij u nda nga jeta 15 vite më parë dhe vajza e tyre e vetme, e cila lindi e verbër, por u bë e talentuar në joga, po ashtu ndërroi jetë vitin e kaluar.

Sato thotë se vuajtjet janë pjesë e jetës dhe se me rëndësi është që njerëzit të kujdesen për njëri-tjetrin pavarësisht nga kultura apo etnia e tyre.

“Mendoj se është një tragjedi, që tashmë ka edhe një anë tjetër. Kjo që ndodhi bashkoi njerëzit, pavarësisht nga raca apo diçka tjetër. Njerëzit papritur e kuptuan se jemi të gjithë një. Ne duam t’ia dimë për njëri-tjetrin”.

Sato kishte dëgjuar për marshimin dhe vendosi të bashkohej, duke marrë 4 autobusë, gjë që për të ishte shumë më e thjesht se sa të ecte. Njerëzit u treguan shumë të sjellshëm duke e ndihmuar atë. Madje, një polic i dha një shishe me ujë dhe e dërgoi në shtëpi.

Sato ishte shumë i ri kur u rekrutua në ushtrinë e Zelandës së Re gjatë Luftës së Dytë Botërore për të luftuar kundër Japonisë. Ai tha se lufta mori jetë të pafajshme dhe ishte një kohë e humbur. Jeta, tha ai, ishte shumë e shkurtër për t’u shpenzuar me ndjesi si urrejtja.

“Tragjedia e Christchurch ishte më shumë se thjesht një tragjedi për ne”, tha Sato./ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...