Kryesore

Edi Ramën apo Fatos Nanon/ Berisha bën zgjedhjen e tij


               Publikuar në : 22:32 - 23/01/20 M D

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion”, mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos ka përzgjedhur Nanon.

Berisha deklaroi se “midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes së Fatos Nanos për këtë vend, njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia e Edi Ramës”.

Sipas tij nëse ka një gjë që duhet të kërkojë falje Fatos Nano, është për njeriun që la pas.

Sali Berisha: “Të jesh i bindur ti që mes malinjitetit të Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, në këtë vend 1000 herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës se sa e Fatos Nanos”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT