E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Dollari zhvlerëson lekun, euro e qëndrueshme

Fundjava duket se ka pësuar luhatje në tregun valutor për shumicën e monedhave ndërkombëtare, veçanërisht për Paundin britanik. Sipas të dhënave nga ‘CREDINS Bank’, kjo e premte e ka zhvlerësuar Sterlinën kundrejt Lekut me plot 1.2 pikë, duke kapur kështu kuotën e 145.2 lekëve në blerje dhe 146 lekëve në shitje. Si duket, situata e luhatshme për monedhën britanike do të vazhdojë për sa kohë ende nuk është marrë asnjë vendim për Brexit. Kryeministrja Britanike, Theresa May për situatën në fjalë ofroi të dorëhiqet në rast se marrëveshja e saj nuk do të realizohet.

Për sa i përket monedhës së Eurozonës, krahasuar me ditën e mërkurë nuk ka pësuar ndryshim duke mbetur përsëri në të njëjtat vlera. Euro këmbehet gjatë ditës së sotme në tregjet e këmbimit valutor me 125 lekë.

Nga ana tjetër, Dollari amerikan është forcuar kundrejt lekut me 0.4 pikë, duke arritur kështu kuotën e 111.4 lekëve në blerje dhe 112 lekëve në shitje.

Situata për monedhat e tjera ndërkombëtare ka qenë pozitive kundrejt Lekut. Dollari australian është rritur me plot 0.6 lekë duke arritur në kuotën e 78.8 lekëve. Rritje ka pësuar edhe Dollari kanadez me 0.2 pikë duke arritur kuotën e 82.7 lekëve. Franga zvicerane nuk ka ndryshuar nga dita e mërkurë duke qëndruar përsëri në të njëjtat vlera. Franga zvicerane këmbehet gjatë ditës së sotme në vlerën e 111.5 lekëve. /SCAN

Lexo edhe :   Njihuni me këmbimin valutor, 27 nëntor 2021

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...