Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Deputeti godet sërish: Spitali i Lushnjes vetëm për synetlliqe

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Deputeti godet sërish: Spitali i Lushnjes vetëm për synetlliqe

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka shkaktuar sërish të qeshura në salllën e Kuvendit, falë të vërtetave të tij të hidhura. Ai tashmë njihet si deputeti që është i drejtëpërdrejtë, dhe ti plas në sy të vërtetat. Deputeti i PD-së numëroi një mori problemesh që has Lushnja në lidhje me sistemin shëndetësor dhe atë arsimor, sidomos gjatë pandemisë. Saimir Korreshi tha se në spitalin e Lushnjes nuk jepet asnjë shërbim, përveç synetllëqeve, kurse shkollat sipas tij janë në kushte skandaloze.

Duke marrë si shembull qytetin e Lushnjes aty ku është zgjedhur si deputet, ai thotë se në këtë qytet nuk mund të bësh vaksina Pfizer ose të marrësh shërbim mjekësor kundër koronavirusit, nëse nuk ke miq të fortë.

“Nga ajo që dëgjova nga qeveria, u mallëngjeva. U mallëngjeva, por më pas ktheva kokën mbrapsht se më dërguan mesazh nga Lushnja. Mos harro se ti flen në Lushnje, po i thashë. Mu duk kjo historia e këtyre arritjeve globale, si fotografia që gjyshi i tregoi nipit. E bëri dhe e ndau në gjysëm e ja tregoi nipit. Se ishte veshur bukur me xhaketë, këmishë dhe kollare, ndërsa nga mesi e poshtë ishte lakuriq. Kështu është situata e mjekësisë shqiptare. Nuk e kemi vetëm tek vaksina, grupi parlamentar i PD-së është pro vaksinës. Por deri dje thonim çfarë vaksine të bëjmë, kinezen? Apo atë që nuk i dinim prejardhjen. Në Lushnje, për të bërë Pfizer, duhet të kishe mik të fortë, duhet të ndërhyje tek politikanët. Për të bërë një skaner, të thonë po nuk pate mik, do 4 javë. Po për 4 javë, virusi ka hyrë e ka dalë nga trupi.

Nuk punon priza, nuk ka lëndë për të bërë skanerin. Ta kalojmë në privat. Sistemi tregoi që spitali privat i Lushnjes hodhi poshtë gjithë mjekësinë tuaj, pasi përballonte gjithë qytetin. Ju se kishit kohën. Dua te falenderoj mjekët e Lushnjes, por jo drejtuesit që kishin në mendje të shihnin tenderin e urgjencës. Ju ftoj të vini të shikoni.

Nuk ju kërkon shumë kohë të vini në Lushnje, veç kohën që harxhoni në parukeri. Mjafton që të shohësh spitalin, pasi është beterr-mandat. U habitët nga deklaratat e mia se ka minj në spitale. Sot në Lushnje nuk po gjen macet, i kanë çuar tek spitalet që të hanë minjtë. Kjo është situata e pandemisë”,  tha Korreshi.

“Pse duhet të gënjejmë qytetarët? A e dini që infermierët po gëzojnë që jemi në kushte pandemie?! Pasi bëjnë shërbime në shtëpi dhe kërkojnë 50 mijë lekë (të vjetra). Kosto ku shkon. Ka bërë ndonjë kosto qeveria për këto? Bëni për të kuptuar si është e vërteta. Spitali i Lushnjes është kthyer në një spital që bën vetëm synetllëqe dhe nga dy herë apandesitin.

Ne kemi të gjithë pleq në shtëpi, falenderojmë Zotin që kemi shëndet, se do një orë e gjysëm të vijmë deri në Tiranë. Nuk ka asnjë ndihmë të parë në Spitalin e Lushnjes. Asnjë masë nuk keni marrë për shkolla, nuk ka as nevojat më minimale. Një shkollë elitë, gjendja është katastrofë. Kur flasim për tualetet, ne kemi disa kategori të thënit, hale, qenef, nevojtore dhe tualet. Ne jemi në kufijtë e qenefit dhe hales në Lushnje. Po kërkojmë banjo. E kuptoni ku është kjo propaganda juaj?!”.

Tags: LushnjemjeketSaimir Korreshispitali

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”
Politikë

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Next Post
Ndërhyrje e guximshme e Strasburgut për çështjet e klimës

Fitore për demokracinë gjermane, siguri për Europën

Lanë gjellën në zjarr pasi po shikonin telenovelën, çiftit u shpërthen bombola

Lanë gjellën në zjarr pasi po shikonin telenovelën, çiftit u shpërthen bombola

VIDEO/ Trajneri grabitet tek berberi

VIDEO/ Trajneri grabitet tek berberi







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com