E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Del ekspertiza për Klodian Çalamanin, nuk ka probleme mendore

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu, nuk ka problem mendore. Ky përfundim vjen nga ekspertiza paraprake që i është bërë Klodian Çalamanit në paraburgimin e Vlorës. Sipas ekspertizës, Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8 vjeçar në Grecalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Madje 38-vjeçari ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos, si në ambientet e paraburgimit, ashtu edhe në Policinë e Fierit në momentin që u arrestua.

Kjo ngjarje ka revoltuar opinionin e gjerë publik. 8-vjeçari Mateo Vasiu u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani të martën, 16 nëntor. Familjarët e të ndjerit kërkojnë dënimin me vrasje dhe vënien e drejtësisë në vend për Mateon.

Ata kanë nisur me mbledhjen e firmave në qytete të ndryshme të vendit, në një peticion me qëllim rivendosjen e dënimit me vdekje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...