E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Skandal me gardianët në burgje! 153 të dënuar, shumica në detyrë

Tre vite më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbuloi se 153 policë të burgjeve rezultonin si të dënuar më parë nga drejtësia për krime të ndryshme. Ndaj edhe nisi pastrimin e gardianëve të qelive. Por një hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, zbuloi se 33 prej tyre nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan, por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore.

Hetimi i kësaj strukture në varësi të Ministrisë së Drejtësisë ka nxjerrë në dritë të dhëna skandaloze të të dënuarve të formës së prerë, që u pranuan si oficerë në shërbimin policor, por edhe faktin se 33 prej tyre mbas këtij kontrolli vijuan të qetë detyrën. Ata janë identifikuar si policë në Drenovë, Peqin Krujë dhe Lezhë.

ShKKB i thotë TCH jo zyrtarisht se në dy raste oficerët e policisë u larguan nga detyra mbasi emrat e tyre rezultonin të dënuar të formës së prerë, megjithatë mbas dy muajsh u ripranuan sërish duke u paguar me shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave.

Në raste SHKKB ka zbuluar se titullarët e burgjeve nuk firmosën përjashtimin për dy policë që gjithashtu ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementar.
Shkresat e shumta të sekuestruara tregojnë me detaje abuzimin që aktualisht është nën hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Dëmi i shkaktuar shtetit përveç filtrave të sigurisë të policëve që duhet të shërbejnë në burgje, llogaritet të jetë sipas SHKKB në vlerën e 73 milionë lekëve.

Verifikimi i gjendjes gjyqësore të policisë së burgjeve nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në 2018. Mbas zbulimit u ngrit një komision aktualisht nën hetim, që duhet të komunikonte policëve për vendimet gjyqësore, por teksa disa prej tyre qëndruan në detyrë, edhe për ata që u shkarkuan u përdor protokoll ekstra duke u liruar me pagesë kalimtare. /Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...