COVID-19/ Si ndryshon shërbimi taksi në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim. Ajo ka zbuluar se çdo të bëhet për shërtbimin taksi.

Manastirliu zbuloi se duke filluar nga data 4 maj, do të lejohen dy pasagjerë familjarë në shërbimin taksi ndërqytetas.

“Nga data 4 maj, do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase“, tha Manastirliu.