Nuk pyesin për pandeminë/ Rihapet tregu kinez i insekteve (FOTO)

Një treg kinez i insekteve është rihapur pas 2 muajsh. Pas mbylljes për shkak të pandemisë, ky treg ku shiten insekte të skuqur është rihapur për klientët besnikë.

Në këtë treg gatuhen gjithçka, që nga merimangat e deri te krimbat e mëndafshit.

Në këtë treg mund të lëvizin deri në 3 mijë persona, ndërkohë që autoritetet po monitorojnë situatën, për të shmangur një shpërthim të dytë të pandemisë.

Situata paraqitet më e qetë në Kinë. Sakaq, virusi po bën ‘kërdinë’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Spanjë.