E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Bum telefonatash për koronavirusin, ja si shfaqet situata në Shqipëri (FOTO)

Në vendin tonë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me COVID-19 dhe mbi 50 testimet e bëra deri tani, kanë rezultuar negative. Rasti i fundit që dyshohej ishte ai i 50-vjeçares që kishte ardhur nga Italia, përgjigjja e së cilës doli negative.

Në rang global janë regjistruar 102.132 raste të infektuara, ndërsa numërohen 3488 persona të vdekur. Shifrat e koronavirusit po rriten ndjeshëm, dhe ende po luftohet për gjetjen e kurës kundër tij.

Njoftimi

Strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dyshuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 59. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.
IShP ka kapacitetet laboratorike për të kryer diagnozën e plotë të COVID-19 dhe kemi kapacitetet e nevojshme për këtë fazë ku jemi por edhe për faza të tjera, për kite reagent për analizat. Ne kryejmë testet sipas përkufizimit të rastit.

Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.
Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Lexo edhe :   Prej 1 korrikut pa skuadër, Kielini zbulon të ardhmen e tij

Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë  23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Si dhe rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...