E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

 “Vareni së gjalli”, moderatorja shqiptare shpërthen në mes të emisionit (VIDEO)

Moderatorja Roza Lati ka shpërthyer në emisionin “Mos i fol shoferit”, kur është pyetur për dhunën ndaj grave. Ajo ka propozuar që të gjithë meshkujt që ngrenë dorën ndaj grave, duhet të dënohen me varje publike. Sipas saj, nuk ka një alternativë tjetër, por të bëhet ekzekutimi në mes të popullit. Për të, është diktaturë kur femra mbetet e nënshtruar dhe kjo situatë nuk po ndryshon.

Rudina Dembacaj: A je e shokuar nga statistikat për vrasjet, përdhunimet etj.?

Roza Lati: Vetëm këto dy muaj ka 7 femra të vdekura dhe mua më ka bërë përshtypje. Shqiptarët, nuk e di, është temë e vështirë. Është absurde.

Rudina Dembacaj: Çfarë do t’i thojë vajzave shqiptare, që dhunohen nga babai, vëllai, nëna apo edhe i dashuri?

Roza Lati: Unë do t’u thoja “mbathjani”. Nisjani nga zero, sepse ka një Zot atje lart.

Rudina Dembacaj: A do mjaftonte një parakalim me hashtagun: Harram qumështin e nënës?

Roza Lati: Jo!

Rudina Dembacaj: Por çfarë duhet të bëjmë ne?

Roza Lati: Duhet të kthehet varja. Si në kohët e dikurshme. Duhet të bëhet ekzekutimi në mes të popullit. Duhet të kthehet në mësim që ata që vrasin femrat për kapriço ordinere, duhet të bëhet shembull për të tjerët. Kjo është diktaturë që mos të ngrejë zërin femra. A jemi në diktaturë? Mblidh gjithë popullin në sheshin “Skënderbej”, dhe atë që kryen këto gjëra vareni së gjalli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...