E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Brataj: Jemi në skenarin 3. Nëse ezaurohen, do shtrohen në hotele e stadiume

Në një video të shpërndarë nga Rama, tregohet puna kolosale e mjekëve në këto ditë të vështira pandemie. Një fluks thirrjesh dhe me mijëra pacientë që kanë nevojë për ndihmë. Nga data 9 mars, një grup i trajnuar merr thirrjet në bazë të një sistemi digjital. Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, ka dalë vetë në terren për t’u kujdesur për të infektuarit me koronavirus. Një zonjë e moshuar e cila nuk merrte dot frymë, dhe një ndërhyrje e menjëhershme nga vetë Brataj, ku situata u normalizua. Qytetarja u ringrit dhe gjendja e saj shëndetësore u stabilizua. Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment.

Kreu i Shërbimit të Urgjencës Kombëtare, tha se deri më tani janë ezauruar disa nga skenarët, e ndërsa tani ndodhemi tek skenari nr 3. Ai rikonfirmoi se vendi nuk ndodhet në fazën ku s’ka kapacitete, ndërsa shtoi se edhe nëse kjo do të ndodhte, do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpi, korridore, hotele dhe stadiume, si e gjithë bota.

“Jo, nuk është problem mbingarkesa tani, sepse kur na rastis një numër i madh, ne mundohemi që t’i shpërndajmë në spitalet COVID. Nuk jemi në atë pikë, tha kreu i Shërbimit të Urgjencës Kombëtare.

“Jemi akoma në skenarin 3, pra të COVID 3, do hapet i katërti, do hapen spitalet rajonale me skenarë të ndryshëm. Kur t’i mbushim të gjitha, do t’i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në banesë edhe nëpër korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota. Qytetarët do të asistohen në çdo lloj mënyre, qëllimet e tjera në këtë moment, jashtë aspektit shëndetësor duhet vetëm të heshtin”, theksoi Brataj.

Lexo edhe :   Foto/ Infermierja “hajdute” e infektivit, i vodhi portofolin pacientit me covid
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...