E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Babai i blen arushin që kishte kërkuar kur ishte 6 vjeç, vajza shpërthen në lot

Besniku një baba krenar për vajzën e tij ka ardhur t’i bëjë një surprizë për ditëlindjen e saj. Ai ka treguar se Rajmonda ka pasur një fëmijëri të vështirë sepse ishin të varfër, nuk kishte lekë që t’i blinte rroba për shkollën dhe nuk ia ka festuar ditëlindjen për shkak të kushteve. Besniku tregon dhe një rast që i ka ngelur peng për të gjithë jetën. Hera e vetme që vajza i kishte kërkuar diçka ishte në moshën 6 vjeç kur kishte parë një arush, por nuk mundi t’ja blinte dot. Për ditëlindjen e saj, ai i ka blerë arushin dhe një tufë me trëndafila për t’i kërkuar falje.

Besniku: Punoi në shkollë të mesme, punoi në shkollën e lartë dhe pa mbaruar shkollën e mesme e martova.

Ardit Gjebrea: Si ta bëri zemra?

Besniku: As vetë nuk e di, edhe dritat në shtëpi nuk më dukeshin sikur ndriçonin njësoj sikur ishte Rajmonda. Edhe sot e kësaj dite kur hyj në shtëpi më duket bosh.

Ardit Gjebrea: Tani më trego çfarë është ky arush, se lutet i kuptoj, po arushi është për të vegjël, ajo tashmë është martuar.

Besniku: Ishim tek Stacioni i Trenit, po vinim nga dajat e Mondës kur ajo ishte diku tek 6-7 vjeç. Përballë stacionit të autobuzave është një dyqan që shiten arusha dhe i thotë nënës së vetë që dua një arush duke qarë. Ishte rasti i parë dhe i fundit sepse nuk ka kërkuar më asnjë gjë mbas asaj dite. E mori nusja me përkëdheli dhe e solli tek shtëpia, nuk ia blemë sepse nuk kishim kushte. Më ka bërë shumë krenar, është shumë e sjellshme. I ka ngelur në mendje që nuk ia kam blerë atë arushin dhe tani para dy muajsh ma ka kujtuar, më tha o bab a të kujtohet puna e arushit tek Stacioni i Trenit?

Rajmonda bëhet pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe kur e kupton se e ka ftuar i ati, ajo shpërthen në lot. Babai i kërkoi falje vajzës që nuk ia kishte plotësuar kushtet ashtu siç duhej prej varfërisë, ndërsa vajza mes lotëve thotë se është rritur në një familje që çdokush ose çdo fëmijë i pasur do donte të rritej sepse elementi kryesor që e formon njeriun është dashuria, respekti dhe rregulli që nuk i ka munguar kurrë kjo gjë në familje. Rajmonda shprehet se i ati duhet të ndihet shumë krenar dhe jo fajtor sepse e ka edukuar në mënyrën më më të përsosur. Sipas saj nuk janë vlerat materiale të cilat të japin forcë, guxim dhe energji./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...