Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, kapen dy të rrezikshmit (VIDEO)

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, kapen dy të rrezikshmit (VIDEO)

Në sajë të operacionit të koduar “Distanca”, janë vënë në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin drejt Malit e Zi dy bomba me telekomandë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi një mujor, bënë të mundur goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Falë këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se në çantën e shtetasit M. G., janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë, nëpërmjet aparatit telefonik celular. Njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol, dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Njoftimi

Lezhë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Distanca”.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Goditet një tjetër tentativë e prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që tentonin të trafikonin dyshohet drejt Malin e Zi, dy bomba me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv një mujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim.

Tags: mali i zipoliciatrafikantet

TË LIDHURA

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve
Aktualitet

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

15:33 | 17/07/2025
Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje
Aktualitet

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve
Politikë

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025
Next Post
Tërmet në Kubë, ja sa ishte magnituda

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

"S'kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve
Aktualitet

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

by mirseda
15:33 | 17/07/2025
0

Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër vijon të jetë një sfidë e madhe për shërbimet zjarrfikëse,...

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025
Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

14:31 | 17/07/2025
Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

12:05 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com