Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në tetor, duke përfshirë dhe ndryshimet e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe ato të 30 korrikut.

Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve, pasi ato nuk janë thelbësore. Komisioni konstaton se stabiliteti ligjor është ruajtur dhe se kuota për listat e hapura nuk sjell vështirësi, pasi ka pak shanse ta ndryshojë sjelljen e votuesve.

Komisioni vëren se ndryshimet e tjera që rekomandon, si fjala vjen e drejta e kryetarit partisë për të kandiduar në 4 qarqe, mund të hiqet pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Përgjigjia është një shuplakë ndaj përpjekjeve të Ilir Metës, i cili shpresoi të përdorë politikisht Komisionin e Venecias për të krijuar një situatë antikushtetuese dhe boshllëk ligjor me legjislacionin për zgjedhjet dhe për ta paraqitur si një humbje të konsesit të palëve rreth këtij ligji.

Përpjekja për ta keqpërdorur nisi me triumfalizmin me të cilin ai dërgoi pyetjet në Komisionin e Venecias dhe aludimet që bënte publikisht për të krijuar idenë se ishte siguruar nga Komisioni i Venecias se do të ishte në anën e tij.

Në të vërtetë Komisioni i Venecias ‘shuplakën’ e parë ja dha një ditë para miratimit Kodit në tetor, kur hodhi poshtë mundësinë e shqyrtimit urgjent të ankesave të Presidentit. Përgjigjet e draftit janë shterruese dhe nuk lënë vend për mëdyshje.

Ajo që është e rëndësishme në këto përgjigje, është se çertifikimi nga “Venecia” i këtyre ndryshimeve, heq alibinë e opozitës shqiptare se Kodi është miratuar pa pëlqimin e tyre.

Në marrëveshjen që çoi tek ndryshimet e 5 qershorit, kur është rënë dakord për procesin e dialogut, është thënë që nëse palët nuk merren vesh, Komisioni i Venecias apo ODIHR, mund të vendosë për këtë çështje.

Pas Presidentit, edhe diplomatët kryesorë në Tiranë, thanë që duhet ta dëgjojmë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Tani që drafti i Komisionit është i qartë dhe çertifikon ndryshimet si në përputhje me standardet ndërkombëtare, atëhere jemi para një konsensusi ligjor për Kodin e zgjedhjeve, i cili nuk është e thënë të jetë deomos konsesus politik.

Palët politike mund të kërkojnë dhe çmendurira në ligj, por çertifikimi prej Komisionit të Venecias si në përputhje me frymën kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare, është një konsensus ligjor për Kodin.

Ndaj Ilir Meta mund të gëzohet se bllokon negociatat duke mos ngritur Gjykatën Kushtetuese që e ka në dorë, por sa i përket Kodit Zgjedhor, e ka humbur betejën me duart e tij. Një betejë ku qeverisë nuk ju desh të hidhte “asnjë pushkë” për të fituar. Sa të ketë Ilir Metën e ka këtë fat.

Tags: Kodi Zgjedhorkomisioni veneciasmero bazeshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

"S'kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi

by mirseda
10:32 | 08/06/2026
0

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se armëpushimi është shkelur në mënyrë të...

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

10:12 | 08/06/2026

Sulm me thikë në New York, pesë të plagosur

10:00 | 08/06/2026

Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti

09:56 | 08/06/2026

Marta Kos uron Kurtin për fitoren dhe bën thirrjen: Kompromis politik për rrugën e Kosovës drejt BE

09:41 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com