E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë, Autoritetet e Policisë Greke njoftojnë shtyrjen e afatit të bllokimit deri në këtë datë.

Në bazë të njoftimin zyrtar thuhet se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës apelon ndaj qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Njoftimi

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.

Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Lexo edhe :   Koronavirusi, Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 shkurt

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...