“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na jep në skenë kur performon, jeta nuk është gjithmonë vetëm me gëzime.

Në këto ulje-ngritje që hasim në jetë, edhe këngëtarja ka përjetuar plot çaste të vështira, por që tashmë i ka hedhur pas krahëve. E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, Peristeri tha se dëshiron ta fshijë nga memoria faktin që nuk ka pasur mundësi financiare, për të paguar operacionin e të ëmës.

“Momente të vështira kam patur plot në jetë, sepse gjithmonë i’a kam dalë e vetme. Kam punuar që 15-vjeç dhe për një periudhë të gjatë në familje, kam punuar vetëm unë. Por, për mua më e rëndësishme është shëndeti.

Momentet më të vështira kanë qenë kur prindërit janë sëmurur, sepse mami dhe babi kanë bërë operacione. Kanë qenë momente shumë të sikletshme të dhimbshme.

Kur është operuar mami, kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin.

Dhe babi sigurisht e ka patur të vështirë operacionin para pesë vitesh, sepse kishte një ulçer shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria”, u shpreh ajo.