Kuvendi shqyrton sot në seancë plenare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”. Fjalën i pari e mori kryeministri Edi Rama, ku dhe prezantoi pikat kyçe të buxhetit të ri.
Në Kuvend, i pranishëm është edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ndërsa kryeministri po fliste për rritjen e pagave dhe pensioneve, nga vendi ndërhyri kryedemokrati Lulzim Basha.
Basha nuk u dëgjua mirë se çfarë tha nga vendi, por kryeministri e ironizioi duke i përmendur formulën “7×7=42”.
Basha ka lënë të kuptuar se me shifrat dhe matematikën nuk e ka punën mirë. Gafat e Lulzim Bashës në komunikimet e tij publike, kanë pushtuar rrjetet sociale dhe janë “ushqim” për meme.