Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shqiptarët në burgjet greke, Kalaja: Kur nuk i vrasin, i dënojnë përjetësisht

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Shqiptarët në burgjet greke, Kalaja: Kur nuk i vrasin, i dënojnë përjetësisht

Nga Anxhela Ferra

Vetëm në një vit e gjysmë në burgjet e Greqisë kanë humbur jetën 11 shtetas shqiptarë që ishin duke vuajtur dënimin penal. Duke çuar kështu në më shumë se 180 vrasje të shqiptarëve në shtetin fqinj. Shifra të rënda, për të cilat gazetari Aulon Kalaja thotë se nuk janë rastësore. Por, fajëson autoritetet greke, se në shumicën e rasteve kanë gisht në ngjarjet. Edhe pse një pjesë e përplasjeve kanë ndodhur mes të burgosurve, Kalaja akuzon gardistët grekë si racistë dhe se nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur shqiptarët.

“Numri i shqiptarëve të vrarë në Greqi po rritet në mënyrë progresive. Vetëm gjatë këtij viti kemi pasur vrasje të tjera në burgje, nëpër komisariatet e Greqisë. Shqiptarët e vrarë nga ushtria greke në kufi nuk mund të thuhet që kanë larë hesapet me njëri-tjetrin. Kemi shqiptarë të tjerë të cilët janë vrarë nga gardianët e burgut grek, rasti më i famshëm dhe më tragjik është ai i Ilia Karelit. Numri ka kaluar më shumë se 180 vrasje të shqiptarëve dhe sigurisht që nuk kemi të bëjmë më me një rastësi.

Janë shqiptarët etnia që është vrarë më shumë nëpër burgjet greke dhe komisariatet e policisë, krahasuar kjo me çdo nënshtetësi tjetër. Po theren si pula në ditët me diell dhe në sy të gardianëve të burgut. Të cilët disa prej tyre janë edhe pjesë e Agimit të Artë, kanë idetë halucinante që Greqia duhet të jetë e pastër dhe nuk i duhen emigrantët.

Për grekët këto janë thjeshtë një rutinë e thonë “t’i heqim qafe këto”, a thua se janë qenë. Mundësisht ata të vrasin, nuk të lënë të qash dhe e varrosin në vende që ti e ke të pamundur ta gjesh trupin. Nuk i japin as një varr në Greqi, e për këtë kemi rastin e Pëllumb Marnikollajt.”

Gazetari thotë se autoritetet greke abuzojnë shumë me shqiptarët që gjykohen atje, duke i akuzuar për selektivë në zbatimin e ligjit.

“Përse me shqiptarët?! Sigurisht dihet që ka një lloj tendence racizmi. Për t’iu marr një shembull të fundit. Bëhet fjalë për një shqiptarë çam, i cili është kapur vetëm me 16 kg hashash dhe është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Shaban Veizi është nga Konispoli dhe sot 54 vjeç. Është arrestuar në vitin 2004, kanë kaluar 15 vjet dhe ai ende vuan dënimin. I cili nuk është 15 apo 20 vjet, sa mund ta ketë Kodi Penal i Greqisë.

Mund t’iu marr shembuj të tjerë të tillë. Një shqiptar ka shkuar në Gjykatë dhe për të diskutuar qoftë me Prokurorin apo Gjyqtarin, nuk kishte mundësi. Pasi përkthyesja që ka marr përsipër gjyqin e shqiptarit nuk ka ditur shqip. Pra, imagjinoni me çfarë procesesh të montuara kemi të bëjmë, për sa i përket Gjykatave në Greqi.”

Edhe pse numri i të vrarëve në Greqi është shumë i lartë, përsëri autoritetet tona nuk kanë reaguar asnjëherë. Madje as nga Ambasada Shqiptare në Greqi asnjëherë nuk është kërkuar drejtësi për shqiptarët e vrarë padrejtësisht në shtetin helen. Kalaja thotë se funksioni i Ambasadës është të bëjë falsifikime pasaportash dhe jo të bëjë detyrën e vetë.

“Ambasada Shqiptare në Greqi është një vend nepotizmi, aty kanë shërbyer afërt të politikanëve shqiptarë. Ata merren me pasaporta falso, me trafikim pasaportash. Marrin para, qoftë Konsullata në Selanik apo të tjerat në qytetet e tjera. Dhe asnjëherë nuk e kanë ngritur sikur një nga rastet e tilla. Por, edhe politikanët shqiptarë nuk e kanë bërë këtë gjë. Nuk ka pasur asnjë deklaratë, edhe në takimet midis Kotzias dhe Bushatit që janë bërë në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Greqi. Në asnjë rast nuk ka pasur nga ana shqiptare, ngritjen e problemit të vrasjes së shqiptarëve në Greqi.”/ TIRANA TODAY

Tags: ambasada shqiptareAulon KalajaBarbarizmatburgjet grekedënojnë përjetësishtGreqipadrejtësiracizemshqiptarëve

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

08:34 | 14/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Next Post
La spektaklin pas sherrit me Robert Aliajn/Fiori Dardha: Askush s’do shkel mbi dinjitetin tim

La spektaklin pas sherrit me Robert Aliajn/Fiori Dardha: Askush s’do shkel mbi dinjitetin tim

“PD shtëpia e lirisë”, Basha nga Shkodra: Jeni bijtë e atyre që rrëzuat diktaturën

“PD shtëpia e lirisë”, Basha nga Shkodra: Jeni bijtë e atyre që rrëzuat diktaturën

Kamera e fshehtë e “Stop”/ Shëndetësia blihet me euro, jo me lekë

Kamera e fshehtë e “Stop”/ Shëndetësia blihet me euro, jo me lekë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

by mirseda
08:34 | 14/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjes ku mëngjesin e kësaj të marte është...

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

22:58 | 13/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com