Rrjeti global ndërkombëtar i shërbimeve të udhëtimit, i disponueshëm në 24 gjuhë të ndryshme në 39 shtete, Trip.com rendit disa sugjerime për vizitorët që Shqipëria të jetë pjesë e destinacioneve për 2026.
Kjo platformë rekomandon që për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti, disa nga destinacionet më interesante dhe më të njohura janë Tirana, Saranda, Vlora, Durrësi, Shkodra, Golemi, Berati dhe Ksamili.
Më në brendësi të sugjerimeve, Trip.com përshkruan disa pika interesante të kryeqytetit shqiptar. Ndër to veçon Sheshin “Skënderbej” si pika kryesore e ndalesës për vizitorët e huaj, sikurse aty pranë rekomandon një ndalesë edhe te Xhamia e Et’hem Beut. Gjithashtu, për të gjithë ata që mbërrijnë në Tiranë, sipas rrjetit global ndërkombëtar të shërbimeve të udhëtimit Trip.com, Piramida është një destinacion dhe atraksion turistik.
Ndër të tjera, pjesë e sugjerimeve janë edhe Kalaja e Krujës, Liqeni i Shkodrës si dhe Parku Kombëtar i Butrintit.
Trip.com nënvizon se natyra dhe jeta e egër, plazhet e bukura, peizazhet malore, atraksionet historiko-kulturore dhe aktivitetet në natyrë janë disa arsye të tjera të rëndësishme për të vizituar Shqipërinë përgjatë vitit 2026.













