E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

A mund të funksionojë “imuniteti i tufës” kundër koronavirusit 

loading...

Ndërsa Italia është në karantinë, dhe të njëjtën strategji të ngjashme të izolimit shoqëror janë zbatuar vende si Spanja, Franca dhe Austria, ka ngjallur shumë debate zgjedhja e Britanisë së Madhe, që koronavirusin ka zgjedhur për momentin ta luftojë në një mënyrë tjetër.

Në fakt, kjo metodë mund të përkufizohet si një strategji më pak kufizuese, që nuk parashikon miratimin e rregullave aq të ashpra të izolimit social sa në Itali. Të paktën jo menjëherë.

“Synimi është gjithnjë të vonohet përhapja e virusit”, përsëriti të dielën nga faqet e gazetës së njohur “The Sun” Patrik Vallans, këshilltar kryesor shkencor i qeverinë britanike, në mënyrë që të garantohet një përgatitje më e madhe në rastet më problematike të infeksionit me koronavirus.

Një qëllim që mund të arrihet, duke u mbështetur kryesisht në mirëkuptimin e publikut, si dhe në një reagim të përgjegjshëm të qytetarëve britanikë, i quajtur “vetë-izolim” për 7 ditë pas shfaqjes së simptomave edhe më modeste – sidomos kollitjes dhe etheve – apo edhe larjeve të shpeshta dhe si duhet të duarve.

Ministri i Shëndetësisë, Met Hankuk, konfirmoi më vonë se masat e tjera që do të merren, mund të jetë vetë-izolimi i qytetarëve mbi 70-vjeç, popullata më e rrezikuar, dhe ndalimi i tubimeve me më shumë se 500 njerëz. Në përgjigje të kritikave se masat janë të pamjaftueshme, Hankuk tha:

”Ne duam që të jemi të sigurtë, se po bëjmë gjërat e duhura në kohën e duhur. Jemi të përgatitur të marrim që të gjitha masat, në rast se është e nevojshme, por do të bëjmë këtë bazuar në të dhënat shkencore”.

Përkundër këtij qëndrimi pritës, ndërsa metodat e ndjekura diku tjetër në Evropë, përmes masave më drastike duket se po shkojnë që të gjitha në të njëjtin drejtim, deklaratat e Vallans mbi luftën ndaj koronavirusit ngjalli polemika edhe mbi strategjinë angleze, e ndërtuar mbi një lloj “imuniteti të tufës”: me më shumë njerëz imunë ndaj sëmundjes, ka më pak mundësi që të qarkullojë virusi, dhe për pasojë të dëmtojë ata që janë më në rrezik.

Një strategji që të funksionojë, tha Vallans, duhet që koronavirusi të infektojë rreth 60 për qind të popullsisë britanike, me synim ofrimin e mbrojtjes edhe në sezonet në vijim, duke pranuar mundësinë e një rikthimi sezonal të virusit dimrin e ardhshëm.

Kjo është një strategji afatgjatë në luftën kundër koronavirusit, tha këshilltari i qeverisë. Por ajo shkaktoi menjëherë disa diskutime të rëndësishme në disa aspekte. Duke nisur nga saktësimi që erdhi nga një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, sipas të cilit fjalët e Vallans ishin keq-interpretuar, duke e identifikuar “imunitetin e tufës” jo si pjesë të aksionit, por si një nënprodukt të epidemisë, raporton BBC.

Diskutimet bazohen në disa pika. E para skenari i rrezikshëm, pjesërisht i pallogaritshëm por real siç pranohet edhe nga vetë Vallans, bazohet në faktin që shumica e njerëzve të prekur shfaqin simptoma të lehta, deri tek të qenit dëshmitarë të një rritjeje edhe më të konsiderueshme të numrit të vdekjeve nga koronavirusi .

“Unë dua të jem i sinqertë me ju. Shumë familje të tjera, do të humbasin para kohe familjarët e tyre”- deklaroi kryeministri Boris Xhonson pak ditë më parë. Së dyti, ajo që ngjalli shumë dyshime, është besueshmëria shkencore e teorisë së “imunitetit të tufës”, si një mjet mbrojtje nga përhapja e virusit.

“Ne nuk e njohim sa duhet koronavirusin. Ai nuk ka qenë më parë në popullatën tone, për të kuptuar se si vepron nga pikëpamja imunologjike”- thotë Margaret Harris nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas saj, secili virus funksionon ndryshe në trup, dhe stimulon një profil imunologjik të ndryshëm.

Për shembull, një nga arsyet pse është e parakohshme të flasim për seroprofilaksi. Gjithashtu mbi këtë çështje shkencëtarë italianë Guido Silvestri dhe Andrea Kozarica, kanë reaguar përmes Facebook, duke thënë se dimë shumë pak nga pikëpamja imunitare.

“Ne nuk e dimë se çfarë kontribuon në imunitetin ndaj këtij virusi, pra çfarë lloj antitrupash? Antitrupa më të mira, apo qelizat T? Ne nuk e dimë se sa zgjat një imunitet i mundshëm, dhe nuk e dimë se si dhe nëse mutacionet të virusit mund ta shmangin atë, gjë që megjithatë është mjaft e qartë për t’u parashikuar.

Sigurisht, nëse virusi vazhdon të ekzitojnë në mesin e popullatës, do të gjenerohen mutacione të reja, dhe do të rritet patogjeniteti i tij. “Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën, dhe të gjithë britanikët e tjera”- thuhej në postim. Por ka edhe një aspekt tjetër, që përmendet së fundmi nga epidemiologu italian Pier Luixhi Lopalko: shumë nga pacientët e prekur, nga ky 60 përqindësh, do të përfundojnë në spital në kujdesin intensiv.

“Kalimi drejt teorisë së “imunitetit të tufës nuk duket të jetë një opsion i favorshëm, dhe ai do ta vendosë sistemin shëndetësor britanik nën një stres gjithnjë e më të madh, duke e vendosur nën rrezik më shumë jetë njerëzor sesa është e nevojshme”- shkruajnë në një letër të hapur më shumë se 200 shkencëtarë, kryesisht ekspertë të matematikës, në përgjigje të planeve të qeverisë mbi përballimin e situatës. Ata kërkojnë masa më kufizuese të distancimit social, pa vonesa të mëtejshme.

TIRANA TODAY

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Po gënjen sërish”, PD publikon videon e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit, duke shprehur shqetësimin se jemi mes vendeve me riskun...

Nga e hëna ndryshojnë oraret e izolimit, Rama jep lajmin e shumëpritur

Pas këtyre javëve izolim total ku shteti vendosi rregulla mjaft të forta ndaj qytetarëve lidhur me mos përhapjen e COVID-19, më në fund Rama...

Izolimi jep rezultat, trend në rënie i të prekurve nga COVID-19 (VIDEO)

Duket se izolimi po jep efektet pozitive, në mos përhapjen në masë të madhe të koronavirusit në vend. Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë...

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...

Vetëizolohet Zoran Zaev, u intervistua nga një gazetar i infektuar

Për shkak të pandemisë, ish-kryeministri Zoran Zaev mësohet se është vetëizoluar. Lajmi është përcjellë nga mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë fillimisht Ministri i...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT